Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhvillimet politike në Bullgari parathonë novitete në politikën e jashtme

Росен Плевнелиев
Foto: БГНЕС

Ngjarjet në Bullgari ditët e fundit, që kanë të bëjnë me dorëheqjen e qeverisë, provokojnë mendimet, se në politikën e jashtme të vendit do të ketë disa novitete. Është në dorëheqje një kabinet, që u formua me mandatin e koalicionit të së majtës për Bullgarinë. Brenda ditëve të afërta në vend të tij do të caktohet një qeveri teknike me orientim prej konservatori, emëruar nga presidenti Rosen Plevneliev. Ky kabinet do të qeverisë vendin deri në mesin e muajit tetor. Deri tashti presidenti disa herë u distancua nga disa prej orientimeve të politikës së jashtme të kabinetit “Oresharski”. Që parasë ai të japë dorëheqje, presidenti kujtoi disa prej tyre. Në Takimin e Nivelit të Lartë të vendeve të NATO-së në Evropën Qendrore dhe Lindore në Varshavë, presidenti bullgar edhe një herë shtroi tezën, se zhvillimet në Ukrainë kërkojnë një shtim të forcave të NATO-së  në rajonin e Evropës Juglindore dhe të Detit të Zi, zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta me aleatët dhe shfrytëzimin më aktiv të impianteve të përbashkëta ushtarake në Bullgari. Qeveria e deritanishme nuk e përkrahte këtë qëndrim dhe theksonte, se vendi vet mund t’u bëjë ballë fluturimeve të dendësuara ruse mbi Detin e Zi dhe nuk nevojitet për forca suplementare në territorin e vet. Kjo u bë shkak, që disa vëzhgues të komentojnë, se “Bullgaria ndjek dy politika të jashtme”. Disa herë presidenti kritikoi sjelljen e Moskës në lidhje me krizën në Ukrainë, me nëntekstin, se ajo përkrah veprime terroriste kundër tërësisë territoriale të një shteti evropian. Qeveria në dorëheqje nuk përkrahte edhe këtë pozitë, dhe përderisa presidenti shpallej për sanksione të BE-së kundër Rusisë,  ajo insistonte, që BE-ja të punojë për zgjidhjen e krizës ukrainase bashkë me Rusinë. Vetëm dy ditë parasë kabineti Oresharski të japë dorëheqje, në një deklaratë të ashpër zoti Plevneliev shprehu zemërim në lidhje me dëshirën e Holdingut Energjetik Bullgar të arrijë një marrëveshje për hua me Konsorciumin Rus “Gazprom” për pjesëmarrjen bullgare në projektin “Rryma Jugore”. Kabineti nuk miratoi një vendim të tillë, por reagimi i ashpër i kreut të shtetit sugjeroi, se në realitetet e reja politike mund të presim një kthesë në këtë drejtim. Kabineti teknik do të emërohet nga presidenti dhe padyshim do të ndjekë politikën e tij. Mirëpo, çfarë do të jetë ajo dhe si do të realizohet, do të zbulojmë së shpejti.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viti politik 2024 dhe pritshmëria se Bullgaria do të punojë për qëllime të reja pas hyrjes në Shengen

Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..

botuar më 25-01-02 7.10.PD

Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanikë në vitin 2024: Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut

Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..

botuar më 24-12-30 7.15.PD

Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanikë gjatë vitit 2024: Greqi dhe Rumani

Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..

botuar më 24-12-28 9.05.PD