Muzeu arkeologjik në Varna përsëri do të kthehet në skenë të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Vera e Varnës”. Themeluar gjatë vitit 1992, ai zhvillohet me iniciativë të saksofonistit Anatoli Vapirov. Çdo vit miqtë e qytetit të bukur detar bëhen dëshmitarë të një takimi, i cili ka mbledhur xhaz interpretues të talentuar nga skajet e ndryshme të botës. Nga data 31 korrik deri më 3 gusht hapet edicioni i tij i XXIII.
“Në sajë të fondacionit “Amerika për Bullgarinë” e bëjmë festivalin sivjet jo 3 për 4 ditë. Muzikantë prej 14 shteteve do të vijnë për vizitë në Varna në projektet e ndryshme ndërkombëtare – tregon Anatoli Vapirov. – E reja është se, për herë të parë do të vijnë muzikantë nga Japonia, Serbia dhe Sllovenia. Sipas traditës e hapim forumin me muzikë bullgare më 31 korrik. Saksofonisti Dimitër Liolev do të paraqes albimin e tij më të ri “Rodopoloxhi”. Pas tij, në skenën e muzeut do të dëgjojmë interpretime të “Koçetov Kvintet” nga Serbia. Vokal i tij është një këngëtare e shkëlqyer, e cila sipas meje do të pëlqehet shumë nga publiku – Ksenia Koçetova. Grupi propozon kompozicione origjinale dhe interesante në xhazin modern. Shpresoj që programi të pëlqehet nga dëgjuesit.”
Ngjarja muzikore vazhdon më 2 gusht me kitaristin Mirosllav Ivanov. Ai do të prezantojë albumin e vet “Directions”, kurse pianistja italiane Federika Kollanxhello do të përfundojë mbrëmjen me xhaz-bandën internacionale në projektin Akvafonika. Kjo është një fjalë e formuar prej saj, e cila gërsheton në vetvete improvizim me frymën e xhazit të instrumentalistve nga Japonia, Holanda, Sllovenia, Italia dhe Bullgaria.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..