Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria arrin të përballojë fluksin e ri të refugjatëve

БНР Новини
Foto: BGNES

Në kulmin e verës fluksi i refugjatëve te Bullgaria përmes kufirit bullgaro-turk prapë u forcua. Brenda muajit të fundit numri i tyre arriti 600 veta. Dhe kjo në sfondin e 13 mijë imigrantëve ilegalë, gjysma prej të cilave janë nga Siria. Kohët e fundit Gjermania deklaroi, se ka ndërmend t’i rikthejë Bullgarisë 3 mijë imigrantë, megjithëqë vendi ynë është shteti më i varfër në mbarë BE-në. E gjithë kjo do të keqësojë edhe më situatën.

Konformë legjislacionit evropian refugjatët mbeten në territorin e shtetit të parë të BE-së, në të cilin kanë arritur të hyjnë dhe të marrin statusin e mbrojtjes dhe strehimit. Dhe ato janë kryesisht shtetet, që janë kufiri i jashtëm i Bashkimit, siç është Bullgaria. Megjithëqë qëllimi i imigrantëve është të arrijnë kryesisht Evropën Perëndimore.

Bullgaria tani për tani arrin të përballojë fluksin e ri të refugjatëve, megjithëqë situata mund të bëhet kritike. Pyetjes së Radio Bullgarisë, a janë të domosdoshme masa suplementare, ministri i brendshëm dhe zëvendës kryeministër në dorëheqje Cvetlin Jovçev iu përgjigj kategorikisht:

“Tani për tani nuk janë të domosdoshme masa suplementare. Kolegët pa u ndërprerë analizojnë situatën. Mbi bazë të konkluzioneve ata ndërrojnëpozitat e forcave, mjetet dhe mënyrat e mbrojtjes së kufirit. Tani për tani ne arrijmë të menaxhojmë proceset. Krahas kësaj disponojmë deri në 70 për qind vende të lira në qendrat e vendosjes së refugjatëve. Problemet i zgjidhim më mirë sesa më parë. Arrijmë me tempe më të shpejta të japin statusin ose të nxjerrim detyrimisht imigrantët ilegalë nga territori i vendit. Kështu që tani për tani situata nuk është kritike. Mirëpo, proceset duhet të kontrollohen me vëmendje, sepse presioni migrues te Bullgaria u shtua. Situata në Lindjen e Mesme dhe në Afganistan vazhdon të jetë e ndërlikuar. Kjo është një nga shkaqet për një presion të rritur. Krahas kësaj duhet të merret në konsideratë sasia e madhe e refugjatëve, që ndodhen në Turqi. Ky shtet aktualisht ka shumë vështirësi. Tek ne shihet një zvogëlim i fluksit të emigrantëve. Muri, që ndërtuam në rajonet neuralgjike të kufirit, ndihmon. Mirëpo, për shkak të presionit të forcuar nuk mund të kapim të gjithë imigrantët. Megjithatë mund të themi, se tani për tani arrijmë të zgjidhim problemet që rrjedhin nga fluksi i refugjatëve. Sidomos tani kur numri i tyre arrin deri në 1 mijë veta për muaj.”

Duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Ukrainën vendet, që janë kufiri i jashtëm juglindor i BE-së, si Bullgaria, Qiproja, Greqia, Malta dhe Italia, shtrojnë problemin për ndarjen më të drejtë të peshës së fluksit të refugjatëve midis të gjitha vendeve anëtare. E gjithë kjo duhet të jetë në përputhje të mundësive të vendit dhe të produktit të tij të brendshëm bruto. Kjo mund të realizohet me disa korrigjime të së ashtuquajturës Marrëveshje të Dublinit, dokument ky i cili cakton rregullat për integrimin e imigrantëve ilegalë në Evropë, por është në dëm të shteteve që janë kufiri i jashtëm i bashkimit. Mirëpo, tani diskutohen politika konkrete në përkrahje të shteteve mesdhetare, gjë që e përjashton Bullgarinë dhe e vë atë nën rrezik në të ardhmen.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlerësimet për resorin bullgar në KE - nga kënaqësia deri në zhgënjim

Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..

botuar më 24-09-17 5.34.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..

botuar më 24-09-14 10.25.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD