Presidenti bullgar Rosen Plevneliev shpërndau parlamentin dhe emëroi kabinet teknik me kryeministrin prof. Georgi Bliznashki. Kjo është qeveria e katërt e përkohshme nga tranzicioni drejt demokracisë gjatë vitit 1989 dhe e dyta në mandatin e presidentit aktual. Deri në të u arrit pas protestave masive të qytetarëve kundër kabinetit të Pllamen Oresharskit me dyshime për qeverisje prapa perdes , që quan në krizë të thellë politike dhe parlamentare. Me kabinetin teknik "Bliznashki" pushteti kthehet përsëri te suvereni, që populli me votën e tij të jashtëzakonshme të mund më 5 tetor të këtij viti t'i japë fillim të ri Bullgarisë.
Qeveria e 90 bullgare përfshin ekspertë dhe pjesëmarrës aktiv të protestave, siç është kryeministri teknik Bliznashki. Ajo ka katër zëvendëskryeministra, që përgjigjen për katër sfera të rëndësishme: ekonomi, politikë sociale, drejtësi, rend i brendshëm dhe siguri, administrim i fmancave evropiane. Sipas fjalëve të Rosen Plevnelievit në ceremonin e prezantimit të kabinetit ditën e martë, emërimet janë shenje e respektit ndaj rendit kushtetues, superioritetit të ligjit dhe shoqërisë civile demokratike dhe proevropiane në Bullgari. Profesor Bliznashki është specialist i shquar në fushën e së drejtës kushtetuese, demokrat i sprovuar dhe evropian, njeri me pozitë aktive civile, siç janë dhe zëvendëskryeministrat.
Detyra kryesore e kabinetit teknik "Bliznashki" është të përgatitë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ta kthejë besimin e popullit. Nëse përgatitja për vendime të rëndësishme për shtetin do të fillojë në mënyrë mbipartiake dhe eksperte, do të gjendet mbështetja shoqërore dhe do të sigurohet për çdo qeveri pasardhëse besimin e nevojshëm publik" - ishte kategorik kreu i shtetit. Ndër detyrat e ngutshme të qeverisë teknike ai përmendi revizionimin e buxhetit republikan.
"Qeveria teknike nuk do të veprojë në mënyrë revanshiste, por do të thotë të vërtetën dhe nuk do të fshehë nga qytetarët bullgarë gjendjen në të cilën është shteti sot. Ajo do të tregojë, se qeverisja e shtetit mund të jetë e hapur drejt shoqërisë civile, ndërsa idetë e ngritura nga populli mund të bëhen pjesë e programit qeverisës. Për mua personazhi kryesor nga viti i kaluar është shoqëria civile bullgare. Ajo vërtetoi, se e ka kapërcyer nivelin e klasës politike dhe ka zhvilluar një ndjeshmëri të saktë ndaj veprimeve të pandershme dhe të fshehta."
Kryeministri Bliznashki tha se ka për detyrë respektimin e rreptë të Kushtetutës së Bullgarisë. Sipas fjalëve të tij në kushtet e v kundërshtimit të dukshëm politik Kushtetuta duhet të jetë pikënisja. e rikthimit të moralit publik dhe e rindërtimit të besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore. "Qeveria teknike nuk diskuton problemet lidhur me Kushtetutën, nuk propozon dhe nuk miraton ligje, as aktualizon buxhete. Qeveria teknike ka autorizime të kufizuara brenda mandatit 2 muajsh", kujtoi z. Georgi Bliznashki, duke theksuar:
"Në vend të parë, kjo qeveri duhet të sigurqjë një administratë të mirë e cila t'u përgjigjet nevojave shoqërore. Ja pse presidenti ka për detyrë të vendosë stabilitet në sistemet shoqërore kryesore dhe në sferat e menaxhimit; të përmirësqjë imazhin e Bullgarisë në kuadër të BE-së dhe mes partnerëve tanë të NATO-s; dhe të vazhdojë të punojë rreth reformave kyçe. Megjithë resurset e kufizuara, të cilat do të disponojë qeveria teknike, dhe pas refuzimit për aktualizimin e buxhetit, ne do të marrim parasysh dhimbjet dhe shqetësimet e bashkatdhetarëve tanë, të prekur nga fatkeqësitë natyrore, dhe do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t'i ndihmuar ata. Të gjithë ne, le të tregojmë solidaritet kombëtar ndaj të prekurve dhe të lutemi për mot të mirë."
Në përfundim kryeministri teknik z. Bliznashki tha:
"405 ditë me radhë qytetarët bullgarë demonstronin vullnetin dhe vendosmërinë në mbrojtjen e dinjitetit të tyre njerëzor dhe të besimeve demokratike duke kundërshtuar provat arrogante të oligarkisë që të vendosë diktaturë. Është fakt se qytetarët mbronin të drejtën e tyre sovrane të jenë burim i pushtetit shtetëror dhe gjyqtar i tij moral. Tani ata duhet të bëjnë edhe hapin tjetër, duke marrë pjesë aktive në fushatën parazgjedhore. Pushteti rikthehet te sqvrani i vet. Si qytetarë të përgjegjshëm le të tregojmë se jemi popull i urtë dhe krenar, i cili mund të vetë përcaktohet, të vetë qeveriset dhe individualisht të vendosë fatin e vet."
Përgatitën në shqip: Sofia Popova dhe Anna Kapitanova
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..