Ditën e enjte (7 gusht) Komisioni Evropian lidhi Marrëveshjen e Partneritetit me Bullgarinë për periudhën e re të programeve të BE-së 2014-2020. Sipas marrëveshjes Bullgaria do të marrë gjithsej rreth 16 miliarda euro ose rreth 10 miliarda euro nga fondet strukturore e investuese, Fondi i Zhvillimit të Rajoneve Rurale dhe nga Fondi i Veprimtarisë Detare dhe i Peshkimit. Bashkë me paratë nga Fondi i Ndihmës së Personave në nevojë, për pagesat e drejtpërdrejta, si dhe ato nga mekanizmi i lidhjes së Evropës, plus paratë nga bashkëpunimi territorial, në ekonominë bullgare do të investohen gjithsej 16 miliarda euro ndihmë falas.
“Kjo është shenjë e mirë për angazhimin e Evropës ndaj Bullgarisë”. Këtë e tha zv.kryeminsitrja teknike e menaxhimit të fondeve të BE-së, znj. Iliana Canova, ditën e premte gjatë paraqitjes së marrëveshjes së re. Sipas fjalëve të Canovës kjo do t’i fusë reformat në rendin e ditës të Bullgarisë dhe do të mundësohet realizimi i tyre, sepse nuk mund të shtyhen më.
Marrëveshja e Partneritetit pritet të nënshkruhet në fund të muajit gusht. Mjetet sipas tij do të shpërndahen mes nëntë programeve. Prej tyre shtatë janë operative dhe të cilat përfundimisht do të konfirmohen në fund të këtij viti dhe për të cilat janë parashikuar më se 7.4 miliarda euro. Plus dy programet e tjera – Programi i Veprimtarisë Detare dhe i Peshkimit /88 miliona auro/ dhe Programi i Zhvillimit të Rajoneve Rurale /më se 2.3 miliarda euro/.
Sipas parashikimeve nëse të gjitha mjetet absorbohen 100 për qind, kjo do të çojë në rritjen e PBB-së me 8.7 për qind deri në vitin 2020, po ashtu do të rriten investimet private me më se 43 për qind, si dhe ato publike – me 32 për qind dhe paga e mesme minimale do të rritet gjithashtu me 32 për qind, sqaroi znj. Canova. Sipas fjalëve të saj sfida për Bullgarinë është a do t’i absorbojmë të gjitha këto para në mënyrë efektive, sepse pas uljes së ndjeshme të investimeve të huaja për shkak të krizës, këto 16 miliarda euro janë të vetmet investime të sigurta në Bullgari. Paratë do të investohen në përmirësimin e infrastrukturës së qyteteve dhe fshatrave, në fushën e bujqësisë, në punësim, arsim, ekonomi dhe ekologji, që të rritet standardi i jetesës, si dhe fuqia blerëse e bullgarëve.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..