Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fjetja e Hyjlindëses

БНР Новини
Fjetja e Hyjlindëses – afresk nga Kisha “Shën Profet Ilia” në fshatin Izvor të rrethit të Burgasit.
Foto: sv-prorok-ilia.ikonata.eu

Fjetja e Hyjlindëses, më 15 gusht, është festa më e vjetër në kalendarin kishtar, kushtuar Shën Mërisë. Në gjithë territorin bullgar ajo kremtohet solemnisht deri në ditët tona. Paraprihet nga agjërimi kreshmor dy javor, festa u është kushtuar vdekjes së Hyjlindëses ose fjetjes dhe lartësimit të saj në qiell.

Kulti ndaj Hyjlindëses ka rrënje të thella në jetën dhe ritet e bullgarit. Këngë, legjenda dhe besime përshkruajnë Hyjlindësen si një nënë e dhembshur, e ndershme dhe e drejte, mirëbërëse edhe ndaj mëkatareve. Ajo është pranë njerëzve, i mbron dhe i këshillon, u dërgon sinjale si të veprojnë, cilën rrugë të zgjedhin dhe si të ruhen. Dëshirave dhe urdhëresave të saj u përgjigjen të gjithë shenjtorët. Në mbrëmje ajo është në tryezë me Hënën, në mëngjes – me Diellin e kthjellët. Është mbrojtëse e amësisë, e grave dhe fëmijëve. Ja për se Dita e Hyjlindëses është feste  para së gjithësh e nuseve, qe ende nuk kanë lindur. Në këtë ditë gratë nuk punojnë. Grat e reja që ende nuk kanë lindur çojnë në kishë shami, përparëse, çorape të punuara prej tyre, lule dhe i vendosin para ikonës së shenjtores. Sipas besimeve popullore Shën Mëria mbron grat që porsa kanë lindur dhe foshnjat e tyre.

Një këngë e vjetër rrëfen për rritjen magjike të një pemë nën hijen e së cilës qëndron Shën Mëria. Në duart e saj është foshnja Jezu Krishti dhe ajo u urdhëron 12 priftërinjve të ndezin 12 qiri dhe 12 kambana të kumbojnë për të pagëzuar djalin e saj. Shumë tekste folklorike rikrijojnë subjekte të tilla për pemën magjike, maja e së cilës arrin te qielli, ndërsa rrënjët e saj janë në botën e poshtme. Në këngën “Lutja e Shën Mërisë” rrëfehet, se në rrënjët e pemës ka manastire të bardha. Në to ndodhet Shën Mëria e cila mban në duar foshnjën e vet duke rrëfyer: “Rritu moj, rritu, të bëheshin i madh, të marrësh tokën dhe qiellin. Tokën e të atit, qiellin e gjyshit.”

Të panumërta janë legjendat për shërimin magjik, të kryer nga Shën Mëria me anën e ikonave të saj ose shfaqjeve të saj mistike. Disa prej çudirave lidhen me emërtimet e vendbanimeve dhe lokaliteteve, me ndërtimin e kishave. Në Bansko rrëfejnë, se në kohën e robërisë osmane kur ushtritë kishin nisur të sulmojnë qytetin nga njëherë para tyre është shfaqur Shën Mëria dhe i ka ndaluar. Sot në këtë qytet ka një kishë që mban emrin “Fjetja e Shën Mërisë”. Është ndërtuar gjatë shekujve XVI-XVII mbi themelet e një tempulli të krishterë nga Mesjeta.

Gjatë liturgjisë solemne në festën e Fjetjes së Hyjlindëses bekohen frutat e para të vjela – rrushi, shalqiri, mjalti, buka prej drithit të ri. Prej tyre gratë u japin të gjithëve për shëndet dhe në kujtim të të vdekurve. Sipas shkencëtareve, ky rrit flet për përfytyrime të lashta mitologjike, të cilat më vonë janë lidhur me figurën e Shën Mërisë. Në rajonin e Veliko Tërnovos e konsiderojnë Shën Mëri  mbrojtëse edhe të bagëtisë. Sipas traditës festa e Shën Mërisë me 15 gusht shënohet edhe me kurbane në familje dhe në fshat për shëndet, organizohen edhe tubime të fisit apo të fshatit. Me këtë ditë festojnë të gjitha ato që mbajnë emrin Maria, Mariana etj.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD