Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri teknik Georgi Bliznashki: “Jam i kënaqur nga përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme”

БНР Новини
Foto: BGNES

“Qëllimi i fundit i qeverisë teknike është të rimëkëmbë besimin e shtetasve bullgarë te institucionet politike dhe t’i tregojë botës, se Bullgaria është një shtet i qytetëruar evropian, i cili është në gjendje të organizojë dhe të zhvillojë zgjedhje normale me rezultate legjitime.” Këtë e deklaroi kryeministri teknik Georgi Bliznashki pas mbledhjes kombëtare të udhëheqjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, mik i të cilit ishte. Pjesëmarrësit diskutuan garantimin e sigurisë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 tetor të këtij viti dhe ndërprerjen e të gjitha formave të tregtimit të votave. Para Radio Bullgarisë kryeministri Georgi Bliznashki ripohoi, se përgatitja e zgjedhjeve ecën mirë dhe në afatin ligjor. Ja edhe vlerësimin e tij politik për këtë proces:

“I përbashkët është bindja, se duhet të mobilizohen të gjitha resurset ekzistuese për punë preventive. Pjesëmarrësit kryesorë në procesin e shitjes dhe blerjes së votave kanë lidhje me kontingjentin kriminal. U bë fjalë, se duhet të identifikohen ata persona, të cilët brenda 5 viteve të fundit kanë marrë pjesë në fenomene të tilla. Ndër të tjerët lajmi i mirë është, se tashmë u shpartallua grupi i parë për blerjen e votave.”

Kryeministri teknik Georgi Bliznashki е siguroi stafin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, se do ta përkrahë. “Sukseset tuaja do të jenë edhe suksese të mia për të mirën e atdheut tonë, për mirëqenien e Bullgarisë”. Kështu ai u përpoq edhe një herë të ripohoi vendosmërinë e demonstruar, që kur erdhi në pushtet. Zoti Bliznashki është kategorik përsa i përket kënaqësisë së tij nga përgatitja e zgjedhjeve deri tashti:

“Po, në etapën e tanishme jam i kënaqur. Kontrolloj tërë procesin. Dhe atyre, të cilët bëjnë pyetjen çfarë bënë qeveria, do t’i përgjigj – punon tepër intensive. U formua një grup ekspertësh në kuadrin e kabinetit politik. Ai kontrollon punën e administratës dhe e koordinon, jep këshilla dhe çdo mëngjes para fillimit të ditës së punës te unë diskuton detyrat e përditshme. Ndjekim proceset dhe caktojmë hapat e ardhshëm të domosdoshëm.”

Që nga java e ardhshme do të nisë punë edhe Bordi Elektoral pranë kryeministrit teknik. Vet ai vizitoi shtypshkronjën e Bankës Popullore Bullgare, që të kontrollojë si do të shtypen fletat e votimit. Ai është i bindur, se kjo do të fillojë menjëherë pasi Komisioni Qendror Zgjedhor do të caktojë porosinë. Përsa i përket vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor për 500 pika me votim eksperimentalelektronik zoti Bliznashki shpreson, se Komisioni do të rishikojë vendimin, sepse buxheti nuk do të mjaftojë. Financat lejojnë jo më shumë se 250 pika të tilla. Ai shtoi, se për votimin jashtë shtetit Ministria e Punëve të Jashtme parashikon 300 qendra zgjedhore.

Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme është detyra kryesore e qeverisë teknike dhe përgjegjësi kryesor për këtë është vet kryeministri i Bullgarisë. Puna operative e mbrojtjes së rendit dhe parandalimi i krimeve i takohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë.

Ministri teknik i punëve të brendshme Jordan Bakallov tha para Radio Bullgarisë, se mezi pas zgjedhjeve do të japë vlerësimin e tij: “Kategorikisht mund të them, se do të shpreh vlerësimin tim më 6 tetor, pra ditën pas votimit. Tani nuk mund të them asgjë. Edhe para stafit theksova, se do ta vlerësoj atë që kanë kryer.”

Përsa i përket kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Svetllozar Llazarov ai mendon, se tani për tani dikasteri ka kryer punën e tij. Për Radio Bullgarinë ai komentoi rastin e parë të bandës së arrestuar kriminale, e cila merret me tregtinë e votave: “Në fakt e ashtuquajtura blerja e votave mund të realizohet në sajë të të metave në funksionimin e sistemit ligjor. Është me rëndësi, që shoqëria të jetë e bindur, se shteti ka vullnet dhe ndërmerr masa për likuidimin e krimeve. Nuk duhet të lejohet, që njerëzit të ushtrojnë të drejtën e tyre elektorale nëpërmjet futjes së frikës ose nëpërmjet formave të tjera të dhunës.”

Kryesekretari shtoi, se pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme do të krijohet një Këshill Kombëtar, në të cilin do të hyjnë Prokuroria dhe Agjencia Shtetërore e Sigurimit Kombëtar. Kjo për arsye të realizohet një punë më të suksesshme operative. Do të krijohet edhe një Këshill Shoqëror Elektoral, pjesëmarrësit e të cilit do të njohin ligjin zgjedhor.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD