Masa shumë të rrepta parashikon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Do të kontrollohet tërë procesi i shtypjes së fletëvotimeve, të cilat sipas kodit të ri zgjedhor do të shtypen vetëm në Bankën Popullore Bullgare. Autenticiteti i 2 500 nënshkrimeve të grumbulluara nga partitë dhe koalicionet do të kontrollohet nga Kryedrejtoria “Regjistrimi Civil dhe Shërbimi Administrativ”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ua ka refuzuar regjistrimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare para afatit më 5 tetor dy partive. Këto janë Partia Komuniste Bullgare dhe “Bullgaria Tjetër”, e cila pretendon për përkrahje ndaj emigracionit bullgar. Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të apelohet para Gjykatës Supreme Administrative. “Deri më 30 gusht mund të regjistrohen të gjitha partitë dhe koalicionet, të cilat nuk kanë marrë të drejtën e regjistrimit dhe kanë marrë lejë për regjistrim nga Gjykata Supreme Administrative”, deklaroi zëdhënësi Aleksandër Andreev. Ai vuri në dukje se tani për tani gjithsej 20 parti dhe 7 koalicione kanë marrë të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare. Drejtoria “Regjistrimi Civil dhe Shërbimi Administrativ” kontrollon autenticitetin e të gjitha nënshkrimeve dhe deri më 23 gusht pritet që të shpallë pozitën e vet për korrektësinë e nënshkrimeve të akoma 11 formacioneve. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Aleksandër Andreev vuri në dukje se më shumë parti dhe koalicione ka pasur në zgjedhjet e vitit 2013 – 63 parti dhe 7 koalicione. Në vitin 2005 ka pasur 22 parti dhe koalicione, kurse në vitin 2009 – 18 parti dhe koalicione. Sipas fjalëve të tij, të gjitha komisionet rajonale kanë hyrë në fuqi dhe presin që deri më 25 gusht të regjistrojnë komitetet e iniciativës, të cilat do të shpallin kandidatët e pavarur. Pjesëmarrësit në zgjedhje duhet të paraqitin listat e kandidatëve deri më 2 shtator, bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas kësaj do të hidhet shorti për numrin e fletëvotimit të partive dhe koalicioneve, të cilat janë regjistruar dhe kanë shpallur listat e kandidatëve. Me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votimi mekanik do të zhvillohet në 500 seksione dhe 10 rajone. Ky votim nuk do të merret parasysh, sepse është eksperimental.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..
Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij , nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..
Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..