Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Popullore Bullgare pres urgjentisht 60 mln bankënota të reja

Foto: arkiv

Rritja e kërkimit të parave cash – bankënota dhe monedha, si rezultat i tronditjeve në sistemin bankar gjatë disa muajve të fundit, theksohet nga Banka Popullore Bullgare si argument dhe shkak për porosinë e saj të ngutshme për prerjen e 60 mln bankënotave të reja me nominal 10, 20 dhe 50 leva. Kjo është dy herë më shumë nga bankënotat e reja të prera vitin e kaluar.

Para se të marrin këtë vendim, bankierët duhet të kenë vlerësuar mirë situatën, si dhe pasojat eventuale mbi sjelljen e qytetarëve dhe firmave, shumë prej të cilëve humbën besim në sistemin financiar të vendit dhe në sigurinë e bankave tregtare. Mirëpo, është fakt se pikërisht në kulmin e krizës rreth Bankës së mbyllur Korporative Tregtare dhe thashethemeve të shumta për probleme edhe në disa banka të tjera, një vendim i tillë i Bankës Popullore Bullgare tërheq vëmendjen e shoqërisë. Dhe menjëherë bëhen pyetje, të cilave autoritetet e ndryshme u përgjigjen në një mënyrë të ndryshme. Në qoftë se i pranojmë argumentet e Bankës Popullore Bullgare për domosdoshmërinë e prerjes së bankënotave të reja pikërisht në këtë moment, është logjikisht të interesohemi për përmasat e operacionit të planifikuar dhe për efektet e tij të mundshme mbi sistemin financiar të vendit.

Paratë në qarkullim në vend janë me vlerë rreth 10 mlrd leva, ose pak më shumë se 5 mlrd euro nën formën e rreth 330 mln bankënotave. Më shumë janë bankënotat prej 20 levash, të cilat janë 32 për qind e të gjitha bankënotave në qarkullim. Pas kësaj më të përhapura janë bankënotat prej 10 levash, të cilat përbëjnë 20.45 për qind. Përqindja tjetër ndahet nga bankënotat prej 2, 5, 50 dhe 100 levash. Bankënota mesatare në Bullgari është me vlerë 27.47 leva, ose, thënë me fjalë të tjera, vlera e bankënotave të reja është rreth 1.648 mlrd leva, ose 16 për qind prej të gjitha bankënotave në vend. Rritja nuk duhet të injorohet, por ajo në asnjë mënyrë nuk mund të shkaktojë rritje të inflacionit. Thjeshtë sepse inflacioni nuk varet nga vëllimi i bankënotave në qarkullim, por nga faktorë të tjerë ekonomikë, të lidhur me kërkimin dhe ofrimin në tregjet e ndryshme, me shpenzimet e prodhimit, prodhueshmërinë e punës etj. Kështu qe bankënotat e reja vetëm do të lehtësojnë xhiron e parave, do të zëvendësojnë bankënotat e vjetra dhe të dëmtuara dhe do të plotësojnë rezervat strategjike të bankës qendrore në një moment të kërkimit më të forcuar të bankënotave.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD