Më 28 gusht në Sozopoll hapet edicioni i 30 i “Festave të Arteve Apolonia”. Organizatorët e tij kanë dëshmuar në kohë se, kultura në të gjitha përmasat e saj nuk ndalon së zhvilluari, vazhdon të zgjerojë kufijtë e veta. Në këtë forum, sipas traditës. Tregojnë mjeshtërinë e vet jo vetëm intelektualët më të dalluar bullgarë, por dhe personalitete të njohur nga sferat e ndryshme të arteve. Sivjet muzika zë një vend të posaçëm. Publiku do të mund të dëgjojë disa nga muzikantët më të mirë bullgarë nga gjinia klasike, e operës, të folklorit, pop-it dhe xhazit. Prandaj ngjarja hapet dhe me një koncert nën moton “Shpirti bullgar në muzikë”.
Dhe në këtë edicion programi muzikor është i larmishëm për nga gjinia. Ai prezanton si disa projekte të reja, ashtu dhe shënon jubiletë. Më 2 shtator adhuruesit e muzikës klasike do të dëgjojnë sonata nga Betoveni, Debjusi dhe Frank, në sajë të Vesko Eshkenazit (violinë) dhe Ljudmill Angjellov (piano), të dashur nga publiku vendas. Ljudmill Angjellov do të zhvillojë dhe një recitim më vete më 5 shtator.
Në afishen e koncerteve të botimit të 30 të festivalit “Festa të kulturës Apolonia” janë akoma Viktor Çuçkov (piano), Stefan Haxhiev (violonçel) si dhe shumë muzikantë të tjerë, të cilët e shpërndajnë talentin bullgar nëpër botë. Gjinia e operës do të kalojë nën festimin e 100 vjetorit nga lindja e Boris Hristovit. Për nder të tij do të këndojë Kirill Manollov – fituesi i sivjetshëm në konkurs, i cili mban emrin e basit të njohur. Për nder të një legjende tjetër të operës – Nikolla Gjuzelev, do të ketë koncert me pjesëmarrjen e Nikollaj Kërnollskit, Julian Konstantinovit dhe Marian Jovanoskis nga Maqedonia.
Si çdo vit dhe tani ka një vend të ruajtur për muzikën pop. Vlladimir Ampov-Grafa dhe Mihaella Fileva janë një pjesë nga artistët, të cilët do ti dëfrejnë fansat e pop kulturës në qytetin Sozopoll. Kuptohet se, çfarë është “Apolonia” pa xhaz. Prandaj për këtë do të kujdeset Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antoni Donçev, trioja e pianistit Zhivko Petrov-JP3, si dhe Kamelia Todorova dhe Vasill Petrov.
Prima e këngës zbavitëse bullgare Lili Ivanova po kështu ka dhënë kërkesë të japë kontributin e vet ndaj festivalit. Bashkë me “Apolonia”, jubile do të festojnë dhe tre formacione: B.T.R., të cilët mbushin 20 vjet, një “Versin Akustik” – vërsnikë të festave në Sozopoll dhe ansambli “Pirin”, i cili feston jubile 60 vjeçar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..