Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kufizimi i fluksit të refugjatëve lindi biznesin “refugjatë”

Foto: BGNES

Pasi qeveria bullgare vendosi të ndërtojë një gardhë prej teli përgjatë kufirit midis Bullgarisë dhe Turqisë, që të kufizojë fluksin e imigrantëve ilegalë, në vend u hap një mundësi për zhvillimin e një biznesi të ri të të ashtuquajtur “refugjatë”. Në fakt ky është biznesi i vjetër i njohur kriminal me dokumentet e falsifikuara. Përmes Bullgarisë kalon rruga më e shkurtër për ikje nga rajonet e konfliktit – Siria, Iraku dhe Afganistani drejt Evropës. Dhe me pasaporta të falsifikuara pa bazë ligjore më lehtë realizohen planet, madje me qëllime kriminale.

Gjatë javës dikasteret bullgare zbuluan një kanal ndërkombëtar për eksportimin e refugjatëve jashtë kufirit nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara – pasaporta, karta identiteti, patente të shoferit, edhe para të falsifikuara. Këto punime realizohen në një shtypshkronjë ilegale. Sipas të dhënave paraprake nga Turqia ka ardhur një porosi për më se 50 mijë dollarë. Gjatë hetimit u zbuluan afro 10 mijë mostra për krijimin e dokumenteve të falsifikuara. Ndërmjetësi që bënë punën kriminale, është pronar i një shtypshkronje legale. Grupi i arrestuar kriminal, që prej kohe realizon një veprimtari të tillë në vendin tonë. Për këtë dëshmon letra speciale e kartave bullgare të identitetit, vulat e agjencive shtetërore, diploma dhe vula të universiteteve të ndryshme. Biznesi i ri për eksportimin e “refugjatëve” është shumë i leverdishëm. Sipas kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Svetllozar Llazarov, ai i sjell rrezik jo vetëm Bullgarisë, por edhe mbarë BE-së.

Kohët e fundit në Bruksel frikësohen edhe nga një formë tjetër legale për vendosjen për banim në territorin e Evropës – nëpërmjet blerjes së shtetësisë evropiane. Ky kërcënim lindi si rezultat i vendimit të Maltës t’u shesë të huajve shtetësi kundrejt 650 mijë euro për pasaportë. Sipas të dhënave të Agjencisë IJ Obzërvër më se 200 veta nga 30 kombësi të ndryshme tashmë u kandiduan për dokumente sipas kësaj skeme. Prej tyre më shumë janë rusët, kinezët, banorët e Lindjes së Mesme. Ata blerës të pasaportave të Maltës do të investojnë më se 200 milion euro në thesarin e këtij shteti të vogël evropian, por në të njëjtën kohë do të kërcënojnë sigurinë e mbarë Evropës. Mirëpo, që të marrin pasaporta sipas kësaj skeme kandidatët duhet të jetojnë në Maltë të paktën 12 muaji. Kështu që shtetasit e parë do të bëhen fakt gjatë pranverës së vitit 2015. Ata do të disponojnë të gjitha të drejtat e shtetasve të BE-së. Ata njerëz do të jenë në gjendje të blejnë dokumente për fëmijët e tyre, për bashkëshortet, për prindërit e kështu me radhë gjithë familjen. Krahas kësaj ata do të disponojnë të drejtën të punojnë dhe të jetojnë në të gjitha 28 shtetet e BE-së, të udhëtojnë pa viza deri në 69 vende të tjera, duke përfshirë edhe ShBA-në. Dhe kjo për shkak, se në legjislacionin evropian nuk ka ndalesë për shitjen e shtetësisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i Kukerave në Shiroka Llëka largon të keqen dhe sjell shëndet dhe begati

Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..

botuar më 25-03-02 7.30.PD
Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD