Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rregullat e reja evropiane formojnë Produktin e Brendshëm Bruto të Bullgarisë

Foto: arkiv

Pas rekomandimeve të KE nga shtatori, Instituti Kombëtar i Statistikës i Bullgarisë duhet të përfshijë në Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) të vendit edhe të ardhurat nga të ashtuquajturit veprimtari informale. Nga viti 2010 e këtej shumë veprimtari të tilla merren parasysh dhe janë pjesë e PBB të vendit. Zakonisht pjesa e tyre nuk është më e lartë se 13%, ndërsa në nocionin ekonomia informale përfshihen fenomene si “tregtia me valixhe”, njerëzit që punojnë pa kontratë pune, marrja e bakshishit dhe të ardhura në natyrë. Risi gjatë këtij viti do të jetë përfshirja e të dhënave nga prostitucioni dhe shpërndarja e narkotikëve. Praktika në disa vende evropiane tregon, se me to vlera nominale e PBB rritet nga 2 deri në 6%.

Rregullat e reja tashmë po aplikohen në statistikën kombëtare të Bullgarisë dhe nga 1 tetori Instituti do të fillojë të llogaritë PBB me një metodologji të re, të quajtur “Sistemi evropian i llogarive 2010”. Kërkesa është në llogaritë të përfshihet një grup më i gjerë të dhënash për ekonominë informale. Këtë e bëri të ditur në konferencën e shtypit Ellka Atanasova – drejtore e Drejtorisë “Statistika makroekonomike” pranë Institutit Kombëtar të Statistikës. Ajo sqaroi, se instituti nuk do të bëjë studime të veçanta statistikore për narkotikët dhe prostitucionin, por do të përdorë informacionin e ofruar nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Vlerësimet e para tashmë janë përpunuar dhe pritet të shpallen publikisht së shpejti. Përveç për prostitucionin dhe narkotikët, do të mblidhen të dhëna edhe për të ashtuquajturën “renta e kushtëzuar”. Fjala është për vlerësimin e banesave, në të cilat jetojnë pronarët e tyre. Do të studiohen aspektet e reja të të ardhurve në natyrë. Këtu përfshihen shpenzimet e punëdhënësve në favor të të punësuarve për telefona celularë, për abone të transportit urban, rroba, kuponë  për ushqim etj.

Çfarë do të thotë “renta e kushtëzuar” dhe pse ajo është një komponent i rëndësishëm prej krahasimit të jetesës së qytetarëve të BE-së?

“Vlerësimi është i nevojshëm, sepse ish vendet socialiste, si yni, kanë pjesë shumë të madhe të njerëzve që jetojnë në banesat e tyre personale – shpjegon Elena Bakallova, ekspert në Institutin Kombëtar të Statistikës. – Ata nuk kanë bazë për krahasim me vendet perëndimore. Atje vetëm 45 % prej njerëzve jetojnë në banesa personale, ndërsa tek ne përqindja arrin në 96%. Që të ketë bazë krahasimi midis vendeve, pranohet, se pronarët duhet të vlerësohen me një qira reale, d.m.th. sa do të paguanin në banese të marrë me qira. Kjo shumë përfshihet në PBB në të gjitha vendet evropiane. Deri në vitin 2005 janë bërë tentativa të ndryshme për të bërë këtë vlerësim, pikërisht atëherë është krijuar rregulla, sipas së cilës përcaktohet se si të llogaritet “qiraja e kushtëzuar”. Rekomandimi i KE ndaj Bullgarisë është të përfshijë bile garazhet e makinave, që janë pronë të familjeve dhe të caktojë edhe për to një vlerë e cila të bashkohet me “qiranë e kushtëzuar”. Kështu rritet vlera e fondit të banesave që janë pronë të familjeve. Kërkesa e re duhet të zbatohet në praktikë, sepse zyrtarisht tashmë punohet me metodologjinë e re, e afirmuar nga KE.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli Fiskal rekomandon të ndërmerren masa për kursime buxhetore

Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat janë: ulja e administratës komunale përmes bashkimit të komunave; optimizimi i numrit të policisë;..

botuar më 25-10-28 12.15.MD

Për shkak të aplikimit të euros, njerëzit po depozitojnë masivisht para në banka

Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro. Vetëm për një muaj janë depozituar në llogari me afat shuma me vlerë 334 milionë leva (mbi 161 milionë..

botuar më 25-10-28 9.38.PD

“Allianz Trade”: Bullgaria do të jetë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore

Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive tregtare “Allianz Trade” në raportin e tij, raporton BTA. Kjo do të thotë që ekonomia bullgare do..

botuar më 25-10-22 2.56.MD