Instrumenti kyç i përdorur nga Bashkimi Evropian për vlerësimin e gjendjes të vendeve të reja anëtare është i ashtuquajturi indeks i arritjes. Ai ka për qëllim t’i përgjigjet pyetjes se në çfarë shkalle vendet anëtare nga Evropa Qendrore dhe Lindore kanë arritur shtetet e vjetra në bashkësi. Indeksi llogarit nivelet e afrimit sa u përket katër kategorive: ekonomi, standard të jetesës, drejtim dhe demokraci.
“Mjerisht Bullgaria mbetet në një nga vendet e fundit në klasifikim. E vetmja e cila rastisi gjatë vitit të fundit është se vendi ynë e tejkaloi Rumaninë, por jo dhe kaq për shkak të arritjeve të vet Bullgarisë, por për shkak të keqësimit minimal të treguesve në fqinjën tonë veriore”, deklaroi në një intervistë për Radio Bullgarinë ekonomisti Georgi Angellov nga Instituti Shoqëria e Hapur. Për ndryshe nga Bullgaria, vendet nga Katërshja e Vishegradit (Polonia, Çekia, Hungaria dhe Sllovakia) si dhe vendet baltike tanimë i arrijnë në bazë të indekseve ekonomike dhe në bazë të qeverisjes, demokracisë dhe cilësisë së jetesës vendet e vjetra anëtare.
“Si klasifikim Bullgaria zë pothuajse të njëjtin vend në Bashkimin Evropian – të parafundit. Në bazë të treguesit – ekonomi, vendi ka një rezultat relativisht më të mirë – 39% nga ajo që është arritur nga vendet e vjetra anëtare të Bashkimit Evropian, derisa në bazë të treguesit cilësi të jetesës, jemi mezi në 29% nga treguesi mesatar për këto vende. Treguesit për demokracinë dhe qeverisjen janë diku në mes midis këtyre dy vlerave. Si tërësi nuk ka tregues mbi të cilin Bullgaria të jetë prijëse.” Sipas fjalëve të Georgi Angellovit, Çekia tanimë është më e pasur nga Portugalia, kurse Sllovakia e tejkalon Greqinë. Analizatori pret që kjo tendencë të thellohet dhe akoma 1 ose 2 vende evropianolindore ta kalojnë Greqinë dhe Portugalinë, të cilat janë vendet anëtare të vjetra më të prekurat nga kriza.
“Ka raste në Evropën Lindore, ku në sajë të reformave afatgjata gjatë 20 vjetëve të fundit, vendet përkatëse arrtën një rritje ekonomike, cilësi të jetesës dhe të ardhurave, të cilat tanimë janë të krahasueshme me disa vende evropianoperëndimore – shpjegon z. Angellov. – Çekia është më afër vendeve perëndimore sesa deri tek evropianolindoret në disa drejtime. Polonia, Estonia dhe vendet e tjera baltike po kështu shënojnë një zhvillim të shpejt, që do të thotë se në regjionin tonë mund të arrihen rezultate të mira, në qoftë se kemi qeveri reformatore, të cilat të mundin të lëvizin ekonominë përpara. Sepse ekonomia stabile dhe përparimtare është ajo, e cila siguron vende pune, të ardhura dhe një standard të mirë për të jetuar.”
Sipas Angellovit gjëja bazë, drejt së cilës duhet të synojë vendi është përmirësimi i punës të institucioneve administrative dhe gjyqësore dhe mjedisi, në të cilin bëhen biznes firmat. Pikërisht ky mjedis, i cili përfshihet nga treguesi për qeverisje në indeksin e arritjes, pengon zhvillimin e ekonomisë. Me fjalë të tjera në Bullgari është më e vështirë të startojë një biznes, arsimi nuk është në nivelin e duhur, institucionet nuk janë efektive dhe standardi i përgjithshëm i jetesës është më i ulët.”
Si do të ndikojë kriza në Bankën Korporative Tregtare mbi biznesin dhe investimet e huaja?
“Ne dimë shumë pak për këtë se cilat degë dhe firma kanë kredi dhe depozita në Bankën Korporative Tregtare. Me siguri do të ketë efekt negativ për shkak të faktit, se u vonua zgjidhja e këtij problemi. Në Portugali kishte një rast të ngjashëm, por aty ishte gjetur një zgjidhje e shpejtë, derisa në Bullgari parlamenti e hodhi poshtë propozimin e futur për zgjidhjen e krizës në këtë bankë dhe pas kësaj u vetshpërnda. Kjo krijon një pasiguri suplementare, e cila çon deri në mundësi më të pakta për kreditim. Dhe që aty sipas meje do të vijë problemi bazë për ekonominë, sepse pa një prani më të madhe deri tek financimi ajo vështirë do të shënojë bile këto nivele të ulëta të vëllimit, të cilat i prisnim për këtë vit. Kjo do të krijojë probleme më të shumta përpara buxhetit të shtetit dhe standardit të jetesës.”
Sipas fjalëve të ekonomistit investuesit e huaj bëhen më të matur në raste të ngjashme. Aktiviteti i tyre është pakësuar dhe për shkak të krizës politike në vend. Ekonomia e Bullgarisë lëviz vite të tëra me radhë në hap të ngadaltë, kurse në të njëjtën kohë depozitat e qytetarëve dhe të firmave rriten dhe shënojnë vlera rekorde. Gjatë çfarë kushtesh njerëzit dhe biznesi patën kthyer depozitat në konsum dhe investime?
“Më e rëndësishme është që t’i transferojmë këto mjete në investime sesa në konsum, sepse konsumi në Bullgari çon deri në një import më të madh. Ajo e cila krijon rritje janë investimet në prodhim. Këto është dhe mospërshtatja bazë – në sistemin bankar ka mjete, por ato nuk transformohen në kredi dhe në investime në veprimtarinë ekonomike. Kjo vjen nga mungesa e një fryme të mjaftueshme të sipërmarrësish, me fjalë të tjera më lehtë është t’i mbash paratë në bankë, sesa të rrezikosh me biznes dhe të krijosh vende pune. Ky është një problem afatgjatë i ekonomisë bullgare.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..