Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evrodeputetja Maria Gabriel: “Pritet një zhvillim shumë dinamik në BE”

Foto: arkiv

Parlamenti i ri Evropian filloi punë aktive. Ai u forma pas zgjedhjeve të 24 majit të vitit 2014 me mandat prej 5 vjetësh, ka në përgjithësi 751 deputetë prej 28 vendeve anëtare, prej tyre 17 përfaqësojnë Bullgarinë. Pas zgjedhjes së shefave të Komisionit Evropian dhe të BE dhe të Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë gjatë javës së kaluar, këtë javë fillon dëgjimi i komisionerëve për fushat e veçanta. Ata duhet të miratohen nga deputetët evropianë deri më 31 tetor të këtij vitit, kur mbaron mandati i Komisionit të deritanishëm Evropian.

Çfarë pritet në Evropë?

Ja se çfarë tha para Radio Bullgarisë për pritjet e saj evrodeputetja bullgare Maria Gabriel, e shpallur “Evrodeputeti i vitit” në 2013:

“Do të jetë shumë interesante, sepse priten zhvillime dinamike. Mandati i ri i PE është markuar nga një fraksion shumë serioz me grupime të theksuara nacionaliste dhe antievropiane. Nuk duhet të lejojmë që ato të bllokojnë institucionet dhe legjislacionin e BE për gjëra, qe kanë të bëjnë me 500 mln qytetarë. Prania e këtij fraksioni i detyroi dy grupet më të mëdha në PE – PPE (Partinë Popullore Evropiane) dhe SD (Socialistët dhe Demokratët) të veprojnë me përgjegjësi dhe të bashkëpunojnë në emër të qëllimeve të përbashkëta evropiane. Me zgjedhjen e tre posteve të rëndësishme – të shefave të KE – Zhan-Klod Junker dhe të BE – Donald Tusk, të Ministres së Jashtme Federika Mogerini ishte dhënë një sinjal i fuqishëm kundër deklaratave të zhurmshme të partive si ajo të Najxhël Farash, Britania e Madhe, se BE nuk është i rëndësishëm. Në sfondin e ngjarjeve në Ukrainë, por edhe në BE me krizën ekonomike dhe kërkesat për më shumë vende të punës, na nevojitet një Evropë ekonomikisht dhe politikisht e fuqishme. Prandaj është me rëndësi se si do të kompozohet Komisioni i ri Evropian. Presim me pa durim dëgjimin e komisionerëve në PE me shpresën, së ata do të jenë jo vetëm të angazhuar me vlerat evropiane, por do të kenë ide konkrete për politika të përbashkëta evropiane.”

Cilat janë prioritetet kryesore?

“Ato janë të qarta: krijimi i vendeve të punës dhe rimëkëmbja ekonomike, por edhe bashkim i përbashkët energjetik – është kategorike evrodeputatja bullgare. – Kriza në Ukrainë tregon qartë, se një bashkim i tillë është shumë i nevojshëm për BE, por prek drejtpërsëdrejti edhe Bullgarinë. Gjithashtu politikë të përbashkët të emigracionit: çfarë bëjmë me njerëzit që kërkojnë shpëtim dhe strehim në Evropë për shkak të situatës jo të mirë në vendet e tyre. Emigracioni nuk është vetëm nga jashtë, ai ekziston edhe brenda BE. Nuk duhet të lejojmë fushata të reja si ato kundër bullgarëve dhe rumunëve, nuk ka njerëz të kategorisë së dytë dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Prioritet është edhe papunësia ndër të rinjtë. “Garancia rinore” është një nisme shumë e mirë, por ajo nuk ofron perspektivë afatgjatë. Na nevojitet reindustrializim. Për të, si edhe për tregun e brendshëm digjital priten debate serioze midis Partisë Evropiane Popullore dhe Partisë së Socialistëve Evropianë. Gjithashtu punohet aktivisht edhe mbi politikën e vizave, unë gjithashtu do të punojë për të. Nuk është normale 6,6 mln turistë të kenë refuzuar udhëtim në Evropë gjatë vitit 2012 për shkak të pengesave administrative. Këto janë të ardhura prej të cilave BE ka nevojë. Nëse duhet të përgjithësoj, dinamika e ardhshme imponon që BE t’i japë përgjigje a dëshirojmë më shumë politika të përbashkëta. Kjo do të thotë, se vendet anëtare duhet të kapërcejnë refleksin e sovranitetit të ruajtur me zell dhe të japin më shumë kompetenca institucioneve evropiane.”

A ka rreziqe dhe ku janë ato?

“Rreziqet janë në plan të brendshëm dhe të jashtëm – tregon Maria Gabriel. – Në plan të brendshëm duhet të ndjekim me vëmendje papunësinë dhe ndjesinë e njerëzve për qytetarë të kategorisë së dyfishtë të BE. Kjo është me rendësi të madhe. Në plan të jashtëm – rreziqet janë lidhur me ngjarjet në Ukrainë, por edhe me Sirinë dhe LM. Këta janë fqinjët tanë më të drejtpërdrejtë dhe mund të flasim mbi shumë tema konkrete – migracioni, energjetika, shkëmbim më i madh tregtar. Janë me rëndësi edhe marrëdhëniet tona me SHBA, priten bisedime për marrëveshjen tregtare dhe duhet të jemi të kujdesshëm: BE do që të krijojë tregun më të madh të brendshëm euroatlantik në botë, por kjo nuk duhet të arrihet në bazë të kompromiseve të rënda për evropianët. Jemi kategorikisht edhe kundër liberalizimit të kulturës – ajo nuk është mall, si edhe kundër të ashtuquajturve udhëzime gjeografike për produktet bujqësore, që janë në total mbi 3 mijë, dhe të cilat janë identike të rajoneve tona. Prej partnerëve të mëdhenj përveç SHBA-së duhet të mbajmë lidhje strategjike edhe me Rusinë, LM. Kjo është me rëndësi që të kemi transparencë në diskutimin e pozitës së përbashkët të BE.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD