Në Kampionatin Botëror të Kanotazhit për Meshkuj dhe Femra që u mbajt në Amsterdam të Holandës, sportistët më të mirë bullgarë Georgi Bozhillov dhe Kristijan Vasillev, përfunduan në vendin e gjashtë në finalet “A” në disiplinën çift në sku , duke kapërcyer distancën 2000 m për 6:12.31. Arritja është një sukses i padiskutueshëm për tandemin bullgar.
“U nisa me dëshirë të madhe në këtë kampionat – tregoi Kristijan Vasillevi pas kthimit në Sofje. – Shpresoja, se do të arrijmë tek finalet, por nuk isha i sigurt. Ishim shumë të motivuar në gjysmëfinalet dhe tani jam shumë i lumtur nga rezultati i arritur.”
Në këtë Kampionat Botëror Vasillevi dhe Bozhillovi startuan në tandem për herë të parë, çifti i tyre ishte formuar vetëm 20 ditë para garës – një afat shumë i shkurtët për punën e mirë të partnerëve. Vasillevi garon për vit të parë te meshkujt, ndërsa Bozhillovi u kthye në elitën sportive pas dy traumave të rënda gjatë këtij viti. Kanali i Amsterdamit është i njohur me një veçori të tij – në drejtim të caktuar të erës korridoret bëhen jo të barabarta për sportistët. Ato të para ishin më të favorshme, ndërsa ato të fundit – më të rënda, pikërisht në korridorin 6 ishin caktuar sportistët bullgarë.
“Për herë të dytë vuaj nga ky kanal, sepse para tre vjetësh nuk arrita të fitoja kupën botërore për këtë arsye se isha caktuar në njërin prej korridoreve të rënda – deklaroi Bozhillovi, i cili në vitin 2011 në Amsterdam mbeti nën-kampion i planetit në disiplinën skif. – Nuk mendoj, se kësaj herë do të bëheshim kampionë botërorë, por mund të konkurronim për vendin e katërt ose të pestë. Po i tillë ka qene fati ynë.”
Djemtë treguan, se bashkë mund të punojnë shumë mirë. Ata janë të vendosur fort të ruajnë çiftin dhe në vitin 2015 të garojnë për kuotën olimpike, por edhe për vend ndër mbajtësit e medaljeve. Federata vlerësoi lartë stinën e përfunduar. Sukses për vendin tonë është zgjedhja e Bullgarisë mikpritëse e Kampionatit Botëror të Kanotazhit për të Rinj në moshë deri në 23 vjeç në vitin 2015 dhe 2017, si dhe e Kampionatit Botëror për Meshkuj dhe Femra në vitin 2018.
Për vitin 2015 trajneri i vjetër i kombëtares Danaill Jordanov planifikon përfshirje në grupin e skuadrës së meshkujve të sportistit me perspektivë Romeo Angjellov dhe Bullgaria të paraqitet në Kampionatin Botëror në dy disiplina – çift skull dhe çift skif. Federata është e bindur se, edhe në të ardhmen duhet të punohet aktivisht dhe për zhvillimin e kanotazhit te gratë. Mjerisht, sportistja me më shumë perspektivë bullgare në kanotazh Lluiza-Maria Rusinova nuk ishte lejuar për të marrë pjesë në kampionatin e planetit për shkak të konfliktit me trajnerin. Në sport hyjnë shumë fëmijë të talentuar, të cilët në kushte të përshtatshme për 5 vjet mund të korrin suksese të mëdha. Mjerisht, çështja financiare është pengesë në zhvillimin e këtij sporti. Problem janë dhe varkat, si edhe mungesa e hangarëve të përhershëm për klubet. Më e mprehtë është çështja me pagimin e sportistëve profesionalë, që është jashtëzakonisht i ulët dhe i detyron shumica prej tyre të orientohen jashtë shtetit. Ish kampioni botëror i Bullgarisë te të rinjtë Aleksandër Aleksandrov për shembull, aktualisht luan nën flamurin e Azerbajxhanit. Anëtari i Këshillit Drejtues i Federatës Bullgare të kanotazhit Radosllav Jovkov i drejtoi apel Ministrisë së Rinisë dhe të Sportit të sigurojë një pagë adekuate për kampionët bullgarë, me qenë se sportistët do të fitojnë më shumë medalje, në qoftë se përqendrohen krejtësisht mbi sportin.
“Ky është një problem jo vetëm në kanotazh. Kështu është dhe në shah dhe në peshëngritje – nënvizoi anëtari i Këshillit Drejtues të Federatës Bullgare të Kanotazhit, Rodosllav Jovkov. – Sportistët profesionalë, të cilët hyjnë në elitën sportive botërore, nuk mund të jetojnë me rroga prej 200 eurosh në muaj. Problemi ynë më i madh është të mund t’i mbajmë këta djem në shtetin tonë. Të vazhdojnë të merren me kanotazh dhe të çojnë më tej nderin e Bullgarisë, kurse ne të mund të jemi krenarë me ta. Por ajo që bëjnë ata është si të thuash “të duash me inat”.
Përgatitën në shqip: Sofia Popova dhe Nataniela Vasileva
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit..