Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme ekologjike

Kohët e fundit bashkësia mbrojtëse e natyrës në Bullgari mundi të përshëndetet me disa lajme të mira, lidhur me beteja të filluara me kohë.

Foto: arkivE para qe e lidhur me të ashtuquajturat këmbime, pyje private të zëvendësuara me pa të drejtë pa ndonjë vlerë të veçantë me tokë nga fondi shtetëror pyjor në vende të mira nëpër bregdet ose dhe në vendpushimet tona malore. E njëjta gjë rastiste dhe me zëvendësimin e tokave agrare. Në fillim të fryrjes së tullumbaces së pronave te ne, gjatë vitit 2003 fillon këmbimi i dunave nëpër bregdet, të regjistruar si fond pyjesh me shtesa në brendësinë e vendit, të blera për nga 100-250 leva (50-125 euro) dynymi. Dunat përveç se janë një dukuri unikale natyrore, kanë në këtë moment një çmim jashtëzakonisht të lartë – në vijën e parë të plazhit terrene private me një dispozicion të afërt janë shitur me çmime deri më 500 leva (250 euro) për metër katror, me fjalë të tjera me një çmim të dyfishtë e trefishtë. Analogjike është skema me zëvendësimet nëpër malet, rreth vendpushimeve tona malore. U arrit deri në mbyllje dhe privatizim të territorit të mbrojtur Rërat e Kamçiës. Sipërfaqja e përgjithshme vetëm e “këmbimeve” të ashtuquajtura nga fondi i pyjeve është rreth 3300 dynym. Kur mbrojtësit e natyrës e zbulojnë praktikën jo të drejtë, reagimi shoqëror ishte shumë i mprehtë. 10 vjet më vonë marrëveshjet e lidhura në mënyrë të padrejtë nuk janë anuluar, pavarësisht se gjatë vitit 2009 ky tip zëvendësimesh u ndërkryen. Me sinjal të disa organizatave të gjelbra, i dhënë gjatë vitit 2011, në fillim të shtatorit të këtij viti Komisioni Evropian kërkoi që Bullgaria të anulojë një pjesë nga marrëveshjet mbi zëvendësimet të pronave të pyjeve ose të kërkojë mbrapsht “ndihmën jo të drejtë të shtetit”, të cilën e kanë marrë mbi këtë skemë firmat e veçanta. Bëhet fjalë vetëm për 132 këmbime pyjore, të zhvilluara nga janari i vitit 2007 deri në janar të vitit 2009. Në qoftë se kjo nuk rastis, shteti do të paguajë gjoba të mëdha, të cilat dalin në miliardë euro, tregojnë llogaritjet e organizatave ekologjike. Dëmet për natyrën e Bullgarisë po kështu janë të mëdha, pohojnë ata, me qenë se një pjesë e madhe nga terrenet e këmbyer janë në Natura 2000 dhe përbëjnë vendbanime unikale ose strehojnë lloje të shumta të rralla. Disa prej tyre tanimë u zhdukën, pasi mbi terrenet e zëvendësuara dolën komplekse hotelesh.

Nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi ka një skaj, i cili është bërë i njohur si këmping “Koral”, që tani për tani është i mbrojtur mirë nga bashkësia e mbrojtësve të natyrës. Përpara ditëve ministrja mbi mjedisin rrethues dhe ujërat në qeverinë e përkohshme Svetllana Zhekova dha urdhër për ndalimin e të gjitha punimeve ndërtuese aty, me qenë se ato mund të çojnë deri në shkatërrimin e tre tipave të dunave dhe të 6 llojeve të bimëve.

Pas një shqetësimi të shkurtër dhe proteste nëpër vend, një zhvillim pozitiv ka dhe rreth rastit me qëllimet e firmës amerikane Park Place Energy për studime me qëllim nxjerrjen e naftës dhe të gazit rreth fshatit Vranino në Dobruxhën Juglindore. Me qenë se dihet se, në këtë rajon naftë konvencionale dhe gaz nuk ka, u shfaqën frikësime se për studimin dhe nxjerrjen e resurseve të ngjashme aty do të përdoren teknologji jo tradicionale të tipit “fraking”, të cilat sjellin rreziqe dhe për natyrën, dhe për shëndetin e njerëzve. Në presionin e bashkësive vendase dhe të organizatave të gjelbra, Ministria e Mjedisit Rrethues dhe të Ujërave ndryshoi vendimin e vet për t’i dhënë ecuri studimeve, duke shënuar një ndalim për përdorimin e “metodave jo konvencionale dhe jo të përshtatura me ligjin”. Përveç kësaj firma duhet të paraqes të dhëna për efektin e përgjithshëm nga veprimtaritë e veçanta. Por dhe po kështu dhe për ndikimin e tyre mbi shtresat nëntokësore ujësjellës dhe zonat e mbrojtura. Shqetësimi i madh në Dobruxha, ku supozohet se ka shtresa të gazit shist, është lidhur pikërisht me shtresat nëntokësore ujësjellës, që ku vjen dhe uji i pijshëm në rrafshinë. Ka rrezik që ato të ndoten me qindra kimikale të ndryshme, të cilat përdoren për lirimin e gazit të shistit përmes shkatërrimit të shkëmbinjve me teknologjinë “fraking”.

Më pak e suksesshme tani për tani del beteja e bashkësisë vendase dhe organizatave ekologjike kundër ndotjes periodike të ujërave të lumit Banska Lluda Jana nga kombinati i prodhimit të bakrit “Asarell Medet”. Së shpejti lumi përsëri ishte mbuluar me peshk të ngordhur. Kjo rastis gjatë çdo pranvere dhe vjeshte, gjatë shirave të stuhishme, të cilat shkaktojnë derdhjen e depove të ndërmarrjes. Pas një referimi të shumëhershëm dhe pa rezultat të zyrave kompetente bullgare për “ndalim të gjenocidit”, Koalicioni joqeveritar kundër ndotjeve të minave dërgoi një letër deri tek komisionari evropian mbi mjedisin rrethues Janez Potoçnik. Koalicioni këmbëngul që zoti Potoçnik të emërojë një “komision të pavarur prej ekspertëve të Bashkimit Evropian, të cilët të përcaktojnë fajtorin për ndotjet sistematike, të shkaktuara deri në këtë moment mbi natyrën, jetën dhe shëndetin e popullsisë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

11 universitete nga 9 shtete marrin pjesë në Konferencën “Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”

Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..

botuar më 24-09-19 10.02.PD

"Për" ose "kundër" celularëve - një çështje e hapur në shkollën bullgare

Pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2024-2025, lindi ideja e ndalimit të plotë të celularëve në shkollë. Arsyet kryesore për një vendim të tillë janë shkalla e ulët e suksesit në shkollë, shpërqendrimi i nxënësve dhe mbi të gjitha pasojat e..

botuar më 24-09-19 6.10.PD

"Rregullat e lojës" të energjisë së gjelbër në planin e BE-së të Mario Draghit

Vitin e kaluar, ndërsa ekonomia e Bashkimit Evropian vuante nga inflacioni galopant dhe rritja e ndenjur, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ngarkoi ish-guvernatorin e Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministrin italian Mario..

botuar më 24-09-18 2.16.MD