Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujdes: mashtrime të reja telefonike e elektronike

БНР Новини
Foto: arkiv

Një hetim i zhvilluar kohët e fundit gazetaresk, i cili përfundoi me rrahjen e operatorit televiziv, nxori përsëri në pah temën për mashtruesit e shumëllojshëm, viktimë të të cilëve bëhen bullgarët. Një nga qendrat e kësaj “industrie” është qyteti i vogël Vetovo në rrethin e qytetit Ruse. Ata të cilët kalojnë përmes fshatit befasohen nga “pallatet” e vegjël të cilët ngrihen mes shtëpizave të vogla të mëhallës së romëve dhe makinat e luksit të parkuar këtu e aty. Thonë se në të kaluarën romët nga Vetova e kanë nxjerrë mirë bukën e vet të gojës me thurjen e litarëve prej metali për anijet. Por, e gjithë kjo veprimtari zhduket dhe ata më kërkimtarët janë riorientuar drejt fitimit të parave nga mashtrimet telefonike.

Mes mënyrave më të vjetra është kërkimi i parave nga njerëz të moshuar për një operacion të domosdoshëm të ndonjë nga të afërmit e tyre, i cili është diku larg dhe ka bërë katastrofë dhe nuk ka para për një shërim të shpejt. Duke dëgjuar zërin duke qarë në telefon, të moshuarit pothuajse gjithmonë japin dhe qindarkën e fundit për të shpëtuar “gjoja” të afërmin e vet. Disa si për shembull gjyshja nga Dollna Orjahovica, shkojnë edhe më larg – ajo ka shitur një copë tokë, që të paguaj shumën e përgjithshme të kërkuar disa herë prej 22 400 leva (rreth 11 200 euro). Kohët e fundit është paraqitur një temë e re. Pasi përpara 1 muaji banka problematike Banka Korporative Tregtare pushoi t’i shërbejë klientët e vet, filloi një seri propozimesh telefonike për ndërmjetësi dhe ç’bllokim të llogarisë kundrejt një komisioni “modest” për mashtruesit.

Vetëm në Vetovo jenë regjistruar rreth 400 pjesëmarrës në mashtrimet sipas burimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në ekipet ka pasur njerëz me të dhëna shumë të mira për imitim, të cilët mund të “qajnë” në telefon si grua, si fëmijë ose si burrë. Kanë pasur në dispozicion rreth 1000 karta të operatorëve mobil dhe në ditë kanë telefonuar 3000-4000 numrave të kapur rastësisht të njerëzve naiv. Mes internet shpalljet për shërbime të transportit kanë gjetur të dërguarit e vet, të cilët të shkojnë deri në adresën e viktimës nëpër të gjithë Bullgarinë dhe të marrin shumën e kërkuar.

Për shkak të përpjesëtimeve të këtyre mashtrimeve kryeprokurori Sotir Cacarov ka lëshuar urdhër që të gjitha gjyqet kundra mashtruesve telefonik të prapambetur në kohë nga rrethi i Ruses dhe të Veliko Tërnovos të kalojnë nën mbikëqyrjen e posaçme të prokurorisë. Policët ankohen se, ndryshimet e fundit në Ligjin e njoftimeve elektronike kanë marrë praninë e shpejtë të Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tek të dhënat nga trafiku nëpër kartat e operatorëve mobil dhe tanimë nuk ka sesi t’i kapin mashtruesit “nëpër gjurmët e zjarrta”. Dënimet për mashtruesit e telefonave duhet të rriten në mënyrë drastike deri më 15-20 vjet duke u ndaluar aplikimin dënimit. Pa dënime adekuate mafia e telefonave do të ekzistojë gjithmonë. Në mënyrë më serioze me mashtruesit duhet të merret dhe komisioni për marrjen e pronësisë kriminele, komentojnë kriminalistët.

Mes noviteteve në mashtrimet elektronike kohët e fundit janë dhe e-mailet e falsifikuara të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave. Në këto njoftime kërkohet dhënia e të dhënave për llogarinë bankare, mbi të cilën agjencia ta kthejë tatimin e tepërt të marrë. Për një kohë të shkurtër mbi 500 veta sinjalizuan Agjencinë Kombëtare zë të Ardhurave për e-meile të dyshimta. Agjencia rikujton se, asnjëherë nuk ka kërkuar në rrugë elektronike çfarëdo qoftë informacioni, lidhur me llogaritë bankare ose me kartat e kredisë dhe gjithmonë e përdor firmën elektronike në korrespondencën e vet, deklaroi zëdhënësi i institucionit Rosen Bëçvarov. Ai shtoi se, tanimë ka përparim mbi hetimin e brendshëm, të cilën e zhvillon Agjencia Kombëtare të të Ardhurave rreth këtyre njoftimeve të falsifikuara elektronike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD