Gjimnastika ritmike bullgare mund të kthehet në podiumin botëror. Këtë na inspirojnë sukseset e bullgareve në këtë sport gjatë vitit 2014. Ansambli kombëtar për femra, ku marrin pjesë Mihaella Maevska, Cvetelina Najdenova, Hristijana Todorova, Reneta Kamberova dhe Cvetelina Stojanova, nën udhëheqjen e trajneres së talentuar Ina Ananieva, fituan në fillim të qershorit tre tituj për Bullgarinë në turneun për Kupën Botërore në Minsk të Bjellorusisë. Një medalje e artë dhe dy medalje të bronzta – ky ishte bilanci i bullgareve nga edicioni i 30-të i Kampionatit Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Baku, tri medalje të argjendta nga Kupa Botërore në Sofje. Medalje të argjendtë në Lojërat e dyta olimpike në Nanxhin të Kinës fitoi ansambli kombëtar për vajzat, ku bëjnë pjesë Elena Bineva, Aleksandra Mitroviç, Emilia Radiçeva, Gabriella Stefanova dhe Sofia Rangellova, me trajnere Kamelia Dunavska. Vetëm para pak kohësh gjimnastet, nën udhëheqjen e Ina Ananievës, u kthyen nga turneu për kupën botërore në qytetin rus Kazan, ku pasuruan koleksionin bullgar me akoma dy medalje. Për kompozimin e tyre me topa dhe fjongo bullgaret fituan 17.650 pika dhe e ndanë arin me Bjellorusinë, kurse për vallen me 10 shkopinj ato morën 17.550 pika dhe fituan medaljen e bronztë. Këto suksese të bullgareve, si dhe disa suksese të tjera, na bënë për ta kërkuar komentin e trajneres së ansamblit kombëtar për femra Ina Ananieva.
Si vlerësoni paraqitjen e vajzave në Kazan?
“Vlerësimi im është shumë i mirë – përgjigjet Ina Ananieva. – Ende nuk mund të jap një notë të shkëlqyeshme, sepse nuk arritëm të fitojmë medaljen në shumëgarësh. Mendoj se gjatë ditës së parë vajzat nuk u paraqitën në mënyrë bindëse, por ditën e dytë ato treguan aftësitë e tyre dhe fitorja jonë kundër Rusisë nuk ishte e rastit. Unë jam e lumtur, sepse kjo është skuadra e vetme, pa përfshirë këtu skuadrat e ish republikave sovjetike, e cila në kuadrin e një viti arriti dy fitore kundër Rusisë.”
Çfarë i detyrohen sukseset e gjimnastikës ritmike kohët e fundit?
“Unë mund të flas konkretisht për ansamblin. Këto vajza trajnojnë së bashku tashmë gjashtë vjet. Mendoj se tani po shihet rezultati i punës së tyre nga cikli i mëparshëm olimpik. Kjo është një skuadër, e cila tashmë e di përse garon dhe si të garojë, e di si të ruhet psikikisht. Një skuadër ka nevojë për më shumë kohë, që të tregojë aftësitë e veta dhe unë mendoj se pikërisht tani erdhi koha për këtë.”
Nga 22 deri më 28 shtator do të zhvillohet Kampionati Botëror në Izmir të Turqisë. Çfarë janë planet e gjimnasteve për stinën tjetër?
“Po, në fund të muajit do të zhvillohet Kampionati Botëror. Mund të thuhet se kjo është gara më e rëndësishme e vitit. Pas kësaj do t’i ndërrojmë veglat dhe do të sajojmë kompozime të reja. Do të ketë një kamp në bazën sportive në Bellmeken në malin Rilla. Viti tjetër gjithashtu do të jetë shumë i rëndë, sepse atëherë pritet kualifikimi për Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro gjatë 2016-ës. Vitin tjetër, gjatë muajit qershor, do të zhvillohen edhe Lojërat e para Evropiane në Baku të Azerbajxhanit. Kështu që nuk kemi shumë kohë për të pushuar. Do të kemi një program shumë të rëndë edhe pas Kampionatit Botëror në Izmir.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit..