Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i parë Ndërkombëtar “Fotofabrika” në Sofje

БНР Новини
9
Foto: BTA

Vjeshta i gëzoi banorët e Sofjes me edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar “Fotofabrika” –  një platformë për fotografi të reportazheve dhe fotografi artistike bashkëkohore. Gjatë shtatorit dhe tetorit dashamirësit e këtij arti do të mund të frekuentojnë dy ekspozita: “Njeriu protestues” dhe “Njeriu dhe gjendjet e tij”.

“Këtë festival të parë “Fotofabrika” e nisëm me idenë që të bëjmë një platformë interaktive, ku fotografë bullgarë dhe fotografë nga agjencitë më të mëdha telegrafike në botë të mund të ndajnë kuadrot e tyre për ngjarje interesante dhe të rëndësishme nga e gjithë bota – tregon njëra nga organizatorët, Emi Baruh. – Në këtë mënyrë përpiqemi që të ndihmojmë dhe territori ynë të shfaqet në kartën evropiane dhe botërore. Për gëzimin e ekipit tonë, agjencitë që kanë prani në gjithë botën si Frans press, DPA, Rojters u përgjigjen pozitivisht dhe ofruan bazën e tyre të të dhënave mbi temën “Njeriu protestues”. Si rezultat i bashkëpunimit të frytshëm dhe të entuziazmit tonë përzgjodhëm kuadro nga pikat më të nxehta, ku gjatë viteve të fundit ka pasur protesta dhe ngjarje të stuhishme. Të gjitha këto i prezantojmë në një mjedis në të hapur – para Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, në kopshtin para Klubit Qendror të Ushtarakëve, në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës.”

СнимкаIdeja e festivalit të parë “Fotofabrika” është të ftohen “vendet e botës” për një vizitë simbolike në Sofje. Por edhe prania bullgare gjithashtu është e dukshme. “Protestat ishin refreni i vitit të kaluar kalendarik – thotë Emi Baruh. – Dua të nënvizoj, se në vitin 2012 revista “Times” e përkufizoi njeriun protestues si njeriu i vitit. Kjo është një metaforë, simbolikë e një procesi të rëndësishëm, indikator i proceseve politike dhe sociale, i tronditjeve në sistemet politike në të gjitha anët e botës. Rastet për protestat janë të ndryshme dhe nëse dikush do të përpiqet të kërkojë të përbashkëtën në to, mund të them se kjo është energjia dhe dëshira e njerëzve të zakonshëm që zëri i tyre të dëgjohet. Mund të jetë për një biletë autobusi, siç ishte rasti në Brazil ose tentativë për asgjësimin e një parku, i cili ishte shkaku për rebelimin në sheshin “Taksim” në Stamboll ose mund të jenë shkaqe shumë më të thella, si ato që shkaktuan ngjarjet në Ukrainë. Njerëzit për arsye të ndryshme dalin në rrugë. Në Bullgari protestat filluan për shkak të një emërimi skandaloz dhe e ndaluan. Të gjitha arsyet janë të ndryshme, por shprehin dëshirën e njerëzve për ndryshim.”

Festivali ka ambicien të jetë i përvitshëm dhe të bashkojë fotografinë e reportazheve dhe fotografinë artistike. Ajo e reportazheve, sepse është art demokratik dhe ka lidhje me të gjithë ne që jemi me celularë dhe fotografojmë. Ndërsa për fotografinë artistike Emi Baruh tha, se në kuadrin e festivalit të parë “Fotofabrika” është përfshirë akoma një ekspozitë – “Njeriu dhe gjendjet e tij”.

Снимка

“Artfotografia do që të vendoset në mjedis të mbyllur, i cili na tregon shembujt më të mirë të mjeshtërisë – tregon Emi Baruh. – Ekspozita e sivjetshme në Galerinë Kombëtare të Arteve është një prej koleksioneve më të pasura të mjeshtërve të objektivit nga muzeu “Alkobendas” në Spanjë. Në të mund të shihen emra të njohur. Do të përmend dy fotografë spanjollë, të cilët janë në dhjetëshin e parë të mjeshtërve botëror të këtij arti – Kristina Garsia Rodero, anëtare e agjencisë botërore “Magnum Fotos”, dhe Çema Mados. Ata janë fotografë të ndryshëm dhe shumë atraktivë. Do të vijnë në Bullgari, do të takohen me dashamirësit e fotografisë dhe do të tregojnë për punën e tyre.”

Снимка

Në Sofje erdhi kuratori i ekspozitës Hose Maria Dias-Maroto, i cili është fotograf profesionist. Ja se çfarë tregoi ai: “Ekspozita ishte organizuar në saj të entuziazmit të Emi Baruh, e cila e njeh koleksionin “Alkobendas” prej 4 vjetësh dhe vendosi qe ajo pa tjetër duhet të vizitojë Bullgarinë. Ekspozita përfshin 85 fotografi të 50 autorëve spanjollë dhe mund të konsiderohet si një shëtitje në artin fotografik të Spanjës gjatë 50 vjetëve të fundit. Përzgjedhja e fotove ishte bërë prej meje dhe Emi Baruh. Kemi kërkuar praninë direkte ose indirekte të njeriut. Është prezantuar fotografi dokumentare, eksperimentale dhe fotografi tradicionale e portreteve. Përshtypjet e mia janë, se publiku bullgar është shumë i ndjeshëm ndaj temës së kulturës, prandaj ekspozita do të jetë e rëndësishme për Sofjen.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: BGNES, BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD