Qyteti i dytë për nga madhësia në Bullgari – Plovdiv, sivjet ka shumë raste për krenari. Pasi u zgjodh si Kryeqytet evropian i Bullgarisë në vitin 2019, në fund të shtatorit aty do të shënohet edhe një ngjarje tjetër e rëndësishme – jubileu i 50 i Akademisë së artit muzikor, valltar dhe figurativ. Për këtë periudhë shkolla e lartë u ka hapur rrugë shumë krijuesve të talentuar bullgarë: violinistit Vasko Vasillev, këngëtares së operës Krasimira Stefanova, një sërë këngëtarësh popullorë. Disa prej tyre do të marrin pjesë në spektaklin madhështor për ndëer të festës.
Më shumë hollësi për të nga tregon prof. Millço Vasillev – rektor i Akademisë, udhëheqës artistik dhe dirigjent i Korit popullor akademi ik:
“Më 25 shtatopr për herë të parë në Bullgari do të mbahet njkë koncert unikal. 500 këngëtarë, instrumkentistë dhe valltarë nga ansamblet m,ë të njohura popullore njëkohësisht do të këndojnë, do të interpçretojnë dhe do të kërcejnë në skenën e Amfiteatrit në Plovdiv. Do të dëgjojmë[ dhe do të shohim orkestgrat dhe koret e Akademisë, ansamblet folklorike “Trakia” dhe “Pazarxhik”, “Rodopa” nga qyteti Smoljan dhe orkestrën e Radios Kombëtare Bullgare. Një pjesë e madhe e interpretuesve janë ish nxënës të Akademisë dhe ne krenohemi shumë për ta. Solistë do të jenë artistë që gjithashtu kanë mbaruar Akademinë tonë dhe prej kohe kanë fituar njohje botërore – Teodosi Spasov, Binka Dobreva, Illka Aleksadrova, Rosica Pejçeva, Daniell Kehajov”.
Në program janë përfshirë vepra të MKosta Kolevit, Dimitër Hristovit, Kostadin Buraxhievit, prof.Millço Vasillevit.
Në vitin 2014 Akademia e artit muzikor, valltar dhe figurativ në Plovdiv fitoi çmimin “Penda e artë”, dhënë nga Classic FM. Dëgjojmë përsëri prof. Millço Vasillevin.
“Më 24 shtator Teodosi Spasovi do të marrë titullin “Doktor honoris kauza” për meritat e tij të jashtëzakonshme në zhvillimin e Akademisë. Me artin e tij ai dëshmoi, se instrumentet tona popullore janë unikale. Teodosi kontribuoi për përhapjen e tyre dhe njohjen e tyre në bot. Tregoi, se kavalli mund të ketë vend si në muzikën popullore, por edhe në atë klasike dhe në xhaz. Mbi bazën e kësaj ne në Akademinë e artit muzikor, valltar dhe figurativ krijuan disa formacione për muzikën pop dhe xhaz, ku interpretojnë kolegë tanë të veglave popullore. Teodosi kurrë nuk harron të nënvizojë, se ka mbaruar Akademinë tonë”.
“Akademia e artit muzikor, valltar dhe figurativ në Plovdiv ëashtë një vend për përsosje. Me gëzim të madh po pres lajmin. Ai më gëzoi pa masë dhe me jep forca që të vazhdojë përpara në rrugën që kam zgjedhur. Më 25 shtator do të marrë pjesë në koncertin në lidhje me jubileun e Akademisë me kuintetin tim folklorik”.
Në lidhje me përvjetorin e 50-të të Akademisë do të ketë shumë koncerte të tjera. Më 30 shtator pedagogë të Fakultetit klasik do të jenë solistë në orkestrën e Operës së Plovdivit, studentë të tanishëm do të interpretojnë me Orkestrën simfonike të Pazarxhikut. Festimi i jubileut të Akademisë së artit muzikor, valltar dhe figurativ do të përfundoje më 24 tetor në Pallatin e kulturës në qytet. Atje do të prezantohen të gjitha gjinitë e artit, që mësohen në akademi. Në programin njëorësh janë përfshirë muzikë dhe vallëzime klasike dhe folklorike, interpretime të muzikës pop, xhaz, ekspozitë të studenteve të artit figurativ dhe të fotografisë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..