Java e kaluar kaloi nën shenjën e veprimeve vendimtare të bashkësisë ndërkombëtare kundër organizatës terroriste “Shteti Islamik”. Aeroplanët e SHBA-së dhe disa shtete partnere goditën pozitat e këtij grupazhi radikal në Siri. Në operacion u përfshinë edhe vendet arabe si Arabia Saudite, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Deri tani objektivat e goditjeve amerikane ishin vetëm objektet në Irak. Këshilli i OKB-së mbi të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë, me të cilën dënoi rrëmbimet, marrjen e pengjeve dhe vrasjet e kryera në Siri nga “Shteti Islamik”. Bullgaria u solidarizua me të dhe para Këshillit të Sigurimit të OKB-së Presidenti Rosen Plevneliev siguroi se në kuadrin e mundësive të veta, pa dërguar ushtarë, avionë, ose anije, vendi ynë do të jetë një anëtar i denjë dhe efektiv në Koalicionin
Botëror për luftimin e terrorizmit. Në bisedimet me homologun e tij irakian Ibrahim al-Xhafari ministri i jashtëm bullgar Daniell Mitov shqyrtoi domosdoshmërinë për kushtet e përbashkëta në luftimin me “Shtetin Islamik” dhe ripohoi angazhimin e Bullgarisë për të paraqitur para qeverisë irakiane ndihmë ushtarake nën formën e armatosjes së lehtë dhe municioneve. Ministri ushtarak Velizar Shallamanov saktësoi se qeveria do t’i dërgojë Irakut rreth 200 automate, mitralozë dhe furnizime ushtarake, si dhe ndihmë humanitare. Ndërkaq, forcat ushtarake ajrore bullgare u përfshinë në trajnimin e NATO-s “Ramstein Guard-8”, që zhvillohet në hapësirën ajrore të Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë, qëllimi i të cilit është që të rritet përgatitja e forcave dhe mjeteve për mbrojtjen kundërajrore dhe për veprimet në rastet e problemeve radio-elektronike dhe të kiber-kërcënimeve. Ministria e Mbrojtjes publikoi në sajtin e vet mësime për njohjen e terroristëve, të cilat do të jepen në trajnimin e detyrueshëm ushtarak të nxënësve të klasës së nëntë dhe të klasës së dhjetë. Autoritetet në Sofje konstatojnë se deri tani nuk ka kërcënime për vendin tonë, por siç duket ato janë duke u përgatitur për një reaksion adekuat.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaStërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..
Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet..
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..