Kryetari i një fshati të vogël malor në Bullgari ofron: banesë dydhomëshe për gruan e cila martohet për mjek dhe e bind atë që të ushtrojë profesionin te 970 vendasit. Kjo ide pasqyron shumë mirë problemet në sistemin e shëndetësisë në Bullgari.
“Nëse ka shpërblim për migrimin më të diskutueshëm, pa dyshim do t’u jepet mjekëve. Migrimi i përparëseve të bardha pasqyron të gjitha problemet e migrimit të bullgarëve në përgjithësi.” Kjo është tema e kumtesës së Doc. Anna Krësteva nga Universiteti i Ri Bullgar. Sot ajo merr pjesë në konferencën shkencore “Bullgarët jashtë shtetit, të huajt në Bullgari: institucionet, organizatat dhe jeta shoqërore”. Konferenca organizohet nga Instituti i Studimeve Etnografike dhe Folklorike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
“Migrimi i mjekëve tërheq vëmendjen e publikut të gjerë, sepse e ka karakterin të jashtëzakonshëm i cili ka të bëjë me katër dimensionet sociale te të cilët është drejtuar – pohon Doc. Anna Krësteva. – Dimensioni i parë është ai profesional. Mjekët janë pjesë e migrimit të kuadrove profesionalë, të trurit mobil. I dyti është dimensioni ekonomik. Pjesa e sektorit të shëndetësisë në ekonomitë e fuqishme është e madhe kështu që ky sektor do të vazhdojë të zhvillohet më tej. Dimensioni i tretë është ana humane. Pak profesione janë me betim si ai i Hipokratit. Pra, mjekësia është me karakter të jashtëzakonshëm në dobi të shoqërisë. Dimensioni i katërt është ai demokratik. “Mjekët pa kufij” është një organizatë e madhe ndërkombëtare e cila zhvillon veprimtarinë humane kudo në botë. Mjekët në vend gjithashtu janë me pozitë shoqërore, të shprehur qartë. Që në fillim të ndryshimeve demokratike i pamë ata si aktorët më aktivë. E gjitha kjo e bën migrimin e mjekëve një moment kyç dhe po ta vërejnë atë do të kuptojmë specifikat e migrimit të bullgarëve në përgjithësi.”
Mjekët, si dhe shumë bullgarë me profesione të tjera, bëhen gjithnjë e më pak emigrantë dhe njëkohësisht më shumë mobilë. Elitat politike e përshkruajnë migrimin e mjekëve si humbje e profesionalistëve të rinj bullgarë, investim në arsim dhe sisteme donatorësh të shëndetësisë së vendeve evropiane me ekonomi të zhvilluara. Mirëpo, mjekët në migrim vënë në dukje njohjen e tyre jashtë shtetit, të ardhurat më të larta dhe mundësitë më të mëdha për realizim profesional. Për mendimin e Doc. Krësteva pikëpamjet janë dy:
“Njëra është pikëpamja e shtetit, tjetra – e qytetarëve të përgjegjshëm, të cilët e zotërojnë jetën e tyre. Paaftësia e elitave bullgare ta perceptojnë migrimin e madh të mjekëve si gabim politik, tregon sa dritëshkurtër janë politikanët tanë. Sivjet është ceremonia zyrtare e dorëzimit të diplomave në Akademinë e Mjekësisë në Sofje. Diplomanti më i mirë thotë: “80 për qind e mjekëve të rinj kërkojnë të realizohen jashtë shtetit”. Kjo është një kritikë e qartë e problemeve në sistemin e shëndetësisë. Gjë të cilën politikanët tanë nuk duan ta kuptojnë.”
Derisa politikanët bullgarë ankohen, mjekët përfitojnë nga format e reja dhe të shumëllojshme të mobilitetit, thotë Doc. Krësteva, duke sqaruar se mjekët bullgarë duan të jenë pjesë e hapësirës profesionale të mjekësisë evropiane dhe ndërkohë harmonizojnë mjekësinë vendore me atë evropiane.
Doc. Anna Krësteva është kategorike se në vend të parë mobiliteti i mjekëve ka të bëjë me faktin se në Bullgari ata nuk marrin njohjen e merituar dhe së dyti, nuk marrin rogë të mjaftueshme. Gjëja tjetër të cilën duhet të kuptojnë është dinamika e valës së re të mjekëve. “Mobiliteti është ilaçi më i mirë i migrimit”, pohon kategorikisht Doc. Krësteva.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...