Për fshatin Çellopeç flitet prej kohe, dihet se aty gjendet mina më e madhe për nxerja e floririt në Bullgari. Që këtu kalon dhe rruga nga Sofja për në Burgas. Që në hyrjen e qytetit shihet mina që bën përshtypje me përmasat e veta dhe me pamjen moderne të jashtme. Ajo jep ushqim dhe prosperitet në jetën e njerëzve nga Çellopeçi. Prej 10 vjetëve pajisja administrohet nga një kompani kanadeze, e cila ka specializuar në nxjerrjen dhe përpunimin e xeherorit. Marrëdhëniet e mira midis biznesit dhe administratës vendase japin ndikimin e vet mbi të gjithë pamjen e fshatit gjatë viteve.
Çellopeç u zhvillua, si lider në regjionin nën malin Ballkan dhe sot mund të konkurrohet me rajonet e kryeqytetit në bazë të nivelit të infrastrukturës së vet, mundësive për sport, turizëm dhe vendeve për pushim dhe dëfrime. Bashkia Çellopeç është vetëm një orë e gjysmë larg kryeqytetit dhe është një shembull i mirë për këtë, sesi mund të mbahen banuesit e talentuar dhe punëdashës në fshat. Përveç lehtësisë gjatë gjetjes së punës.
Çellopeç propozon dhe mundësi të shumta për kalimin e kohës së lirë. Por për këtë ndihmojnë dhe festat, të cilat organizohen nga bashkia dhe vatra e kulturës. Më e fortë është tradita rreth lojërave të maskaradës. Grupet e kukerave janë emblematike për banuesit vendas, kurse ata që nga kohërat shumë të lashta i quajnë kukerët “meçkarite”. Ka dy klube, të cilat rinohen vazhdimisht, valltarët vet i punojnë maskat dhe me to shkojnë për vizita në festivalet në të gjithë vendin. Takime të fiseve, festivale dhe festa të përbashkëta – kjo është forca tërheqëse, me të cilën Çellopeç i bashkon njerëzit. Pajisja më e re dhe e madhe është skena amfiteatrale, e ndërtuar prej druri masiv dhe hekuri në vendin Korminesh. Vendi ka qenë një fushë e madhe, e rrethuar me një pyll prej brigjesh në rrëzë të malit. Prej kohe aty zhvillohen tubime dhe çdo lloj iniciativash, të cilat i afrojnë njerëzit. Konstrukti amfiteatral u hapu gjatë pranverës të këtij viti dhe u bë skenë për festivalin e parë folklorik në Çellopeç me pjesëmarrje ndërkombëtare. Për ritmin me të cilin jeton dhe feston Çellopeç, tregon Tatjana Conkova, koordinatore dhe organizatore e ngjarjeve kulturore pranë administratës vendase.
“Gjatë viteve të fundit po përpiqemi të lirohemi nga kjo analogji, të cilën të gjithë e bëjnë me industrinë e minave, kur dëgjojnë për fshatin Çellopeç. Prandaj bëmë dhe amfiteatrin në vendin Korminesh. Aty do të jetë vendi për një paraqitje të njerëzve dhe do të organizohen ngjarje kulturore me përpjesëtim më të madh. Vendi për pushim është rinovuar, gjendet nën majën Morgana. Gjatë lindjes së diellit, njolla e parë e ndriçuar bie pikërisht nën pushimoren, mbi vet majën. Që aty ka ardhur dhe emërtimi Çellopeç, që do të thotë “na pjek dielli në majë të ballit”. Ky vend është shumë i bukur. Njeriu mund të ngjitet në këmbë deri aty. Me një çantë në kurriz, bile dhe pa transport, shumë lehtë arrihet deri aty. Kalohet me një lehtësi dhe përmes grykës Kashana, rruga e cila lidh qytetet Zllatica dhe Etropole nga të dyja anët e Ballkanit. Shumë familje me fëmijë preferojnë të vijnë për 2-3 ditë këtu. Me makinë marrin pak më shumë bagazh, ka komoditet dhe hapësirë rreth pushimores. Në vet fshatin kemi një qendër të madhe dhe moderne sportive, të pranishëm për ata të cilët kanë dëshirë të merren me sport kundrejt një takse simbolike. E bëmë përpara 3 vjetëve me mjete evropiane. Ka salla për volejboll, basketboll, dy palestra. Ka dhe salla të veçanta për tenis, karate, për vallë popullore dhe vallëzime moderne. Veç kësaj dhe një kompleks shëndetësor, ku secili të ndihet mirë pas një stërvitjeje.”
Kurse për ndryshe në qytet vlon një jetë e pasur kulturore. Në edicionin e parë të festivalit ndërkombëtar folklorik “Pluhuri i artë” gjatë kësaj vere njerëzit e Çellopeçit u takuan me valltar të talentuar nga Gjeorgjia, India, Meksika. Përgatitja e një festivali me përpjesëtime të tilla në fshatin e vogël i ka kushtuar natë të tëra pa gjumë organizatores Margarita Bogdanova.
“Një festival i ngjashëm organizohet shumë vështirë – shpjegon Margarita Bogdanova. – Fillimisht përcaktuam kufirin buxhetor dhe u bë e qartë se mund t’i lejojmë vetes të ftojmë 3-4 grupe. U lidhëm dhe me koreograf dhe njerëz me përvojë. Formuam një komitet organizativ, i cili me këmbëngulje filloi të punojë që të mund të ekzistojë festivali. Përgatitëm reklamë dhe peshqeshe për grupet, por asgjë nuk mund të bëhet pa përkrahjen e bashkisë. Në programin e koncerteve shumë aktivisht u përfshinë dhe grupet tona vendase folklorike, ai i fëmijëve “Bëllgarçe” dhe grupi i kukerve “Deveja e Artë”. Si mikpritës shikuam të tregojmë tonën dhe që aty t’i gëzohemi mjeshtërisë së huaj folklorike.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: chelopech.org dhe BGNESTurizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..