Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Andreev: Po ulet në mënyrë dramatike besimi ndaj demokracisë përfaqësive

БНР Новини
Foto: BGNES

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare para afatit më 5 tetor, në Kuvendin e 43-të Popullor do të marrin pjesë 8 parti. Formimi i qeverisë do të jetë shumë i vështirë. Mendoj se ky Parlament ripohon diçka, që unë shumë herë e kam thënë dhe e kam shkruar”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Aleksandër Andreev nga “Deutsche Welle”.

“Në Bullgari kriza nuk është as ekonomike, as financiare, as sociale, as demografike, ajo është morale, vazhdon ai. Njerëzit kanë humbur besim dhe fakti se nuk mund të zgjedhin politikanë, të cilët t’i udhëheqin, demonstron humbjen e këtij besimi. Po ulet në mënyrë dramatike besimi ndaj demokracisë përfaqësive. Në qoftë se i lexoni forumet në internet, do të kuptoni se demokracia përfaqësive hidhet poshtë në masë. Ofrohen alternativa më të ndryshme, sipas të cilave më e përshtatshme është demokracia e drejtpërdrejtë. Të tjerat janë shumë të këqija: nga diktatura e gjer tek “le t’i fshijmë të gjithë”. Kjo, që mund të bëhet, që të kthehet pjesërisht besimi i njerëzve, është një qeverisje maksimalisht e gjerë e koalicionit. Ajo duhet të ketë besimin nominal të një pjesë të madhe të zgjedhësve. Kjo qeverisje duhet të ndërmarrë reformat e ngutshme që gjatë dimrit. Ato janë në fushën e sistemit gjyqësor, administratës, në luftimin kundër korrupsionit, në lëmin e shëndetësisë, të arsimit dhe energjetikës.”

Sipas Aleksandër Andreevit formula fitimprurëse e udhëheqjes së koalicionit është midis GERB-it, Partisë Socialiste Bullgare dhe Bllokut të Reformatorëve.

Ai i motivon rezervat e veta ndaj Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe Frontit Patriotik kështu: “Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë me politikën e saj të tërësishme gjatë disa dekadave të fundit humbi besimin e njerëzve dhe u shndërrua në një parti të paprekshme, me të cilën askush nuk do që të ketë marrëdhënie – është i mendimit Aleksandër Andreev. – Derisa Fronti Patriotik, si një formacion i ri, është tani për tani tepër amorf për mua, me një orientim të paqartë politik, me qëllime të paqarta. Unë kam dyshime ndaj partive, të cilat dalin në skenën politike kaq zhurmshëm, duke shpallur qëllimet e tyre patriotike, pa qenë e qartë se çfarë politike duan të zhvillojnë.”

Në çfarë mënyre në Evropë dhe më konkretisht në Gjermani do të pranohen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare

“Një prej gjërave më pozitive në këto zgjedhje është se shumica e bullgarëve votuan për orientimin evropian dhe atlantik të Bullgarisë – pohon Aleksandër Andreev. – Bullgarët që prej kohe kanë besim më të madh ndaj BE-së, ndër të gjitha vendet anëtare. Në sfondin e asaj që ndodhet vetëm disa qindra kilometra larg kufirit veriperëndimor të vendit, është me rëndësi të madhe se Bullgaria e ripohon angazhimin e saj atlantik. Mendoj se Bullgaria mund të luajë një rol shumë të favorshëm si ndërmjetëse për afrimin e domosdoshëm midis Rusisë, BE-së, NATO-s dhe SHBA-së. Këto fuqi më në fund duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të zgjidhin problemet e mëdha mes tyre, që të ndërpritet një dhunë tjetër eventuale. Tradicionalisht Bullgaria do që të ketë marrëdhënie miqësore me Rusinë, të cilat kanë lidhje me historinë, fenë, gjuhën. Simpatitë ndaj Rusisë në vend janë mjaftë të mëdha, sesa në Poloni, ose Çeki për shembull. Megjithëse është një vend i vogël, Bullgaria mund të luajë rolin modest të ndërmjetësit në këtë politikë të madhe. Kjo do të ishte detyra më e rëndësishme e politikës së jashtme për një qeveri të ardhshme.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Presidenti ka nxjerrë një dekret për emërimin e një kabineti të ri

Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..

botuar më 24-08-27 9.07.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..

botuar më 24-08-23 3.30.MD

Refuzimi i presidentit për të nënshkruar një dekret për emërimin e një qeverie të përkohshme është në përputhje me të drejtat e tij

Bullgaria u përball me një tjetër problem në kërkimin e një rrugëdaljeje nga kriza politike që u bë konstante, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të miratojë një nga emrat e ministrave të propozuar nga kandidatja për kryeministre të përkohshme,..

botuar më 24-08-21 7.40.PD