Në vitet e krizës ekonomike ishte konstatuar se po ulet numri i aksidenteve dhe rasteve të vdekjes në vendin e punës. Mirëpo, për vitin 2013 Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vuri në dukje se numri i “viktimave të punës” përsëri shënon rritje. Shkaku këtë herë nuk është lëvizja e ekonomisë, por kursimet e tepërta për llogari të jetës dhe shëndetit të punonjësve. Për më shumë se një vit janë regjistruar mbi 2000 aksidente në procesin e punës dhe janë humbur mbi 101 mijë ditë kalendarike për shkak të qëndrimit në spital. Del se nuk është kursyer asgjë, por ka humbje të mëdha për punëdhënësit, punonjësit dhe shtetin. Ndërkaq, inspektorët e punës konstatojnë afro 200 mijë raste të shkeljes së ashpër të rregullave të sigurisë në vendin e punës. Janë konstatuar mjaftë të meta edhe sa u përket sigurimit të pajisjeve, por më të mëdha janë abuzimet me pagimin e dëmshpërblimeve.
Me rastin e Ditës Botërore të Punës së Denjë – 7 tetorit, liderët sindikalë shënuan se punëdhënësit shumë shpesh e dyfishojnë orarin e punës të personelit, pa siguruar pagimin adekuat. Në disa vende madje punonjësit nuk kanë mundësi për të përdorur lejen e tyre vjetore, me argumentin se mungojnë kuadro të përgatitur, të cilët t’i zëvendësojnë në rast mungese të tyre. Një shembull shumë shqetësues i të gjitha këtyre të metave në procesin e punës dhe pagimit është uzina për asgjësimin e minave në Bullgarinë Veriperëndimore, ku të punësuarit në këtë sektor të rrezikshëm kanë marrë pagë minimale. Incidenti në lidhje me shpërthimin e madh atje mori jetën e 15 punonjësve dhe pas kësaj të gjithë i bënin pyetje vetes kush është fajtori dhe a mund të parandalohej kjo tragjedi.
Eksperti në sferën e kushteve të sigurta dhe shëndetësore të punës Valentin Iliev na ndihmoi për t’u orientuar në kërkimin e gabimeve, të cilat çojnë në këto aksidente:
“Bullgaria ka një legjislacion të mirë dhe ai është krejtësisht i sinkronizuar me atë evropian – konstaton eksperti. – Direktivat, të cilat i përkasin Gjermanisë dhe Francës, i përkasin edhe Bullgarisë. Tjetër është çështja nëse shteti ynë ka vullnet për t’i respektuar. Ky aksident dhe të gjitha aksidentet e tjera janë rezultat i gjendjes së tërësishme, të formuar gjatë viteve – dhe pikërisht korrupsionit dhe mosrespektimit të kushteve të punës. Me prioritet për punëdhënësit janë fitimet e firmës, prandaj kërkohen mënyra të ndryshme për kursimin e mjeteve, gjë që është në dëm të shëndetit të punonjësve. Aksidentet e rënda janë rrjedhim i kësaj. Në fakt ne ndodhemi në një rreth magjik, ku çdonjëri e mashtron tjetrin në varg. Punonjësi përpiqet të tregojë para organeve kontrolluese se i ka zbatuar kërkesat e ligjit. Ai përgatit një dokumentacion shumë të mirë, por kujdesi për kushtet e sigurta të punës ndalon këtu. Në fakt nuk ka trajnime, të tilla siç janë parashikuar sipas ligjit. Instruksionet ndaj punonjësve zhvillohen në një mënyrë formale, por duhet të ketë instruksione çdo ditë para fillimit të procesit të punës. Një problem kryesor është edhe fakti se udhëheqësit e të gjitha niveleve, të cilat marrin pjesë në marrjen e vendimeve, nuk interesohen për shëndetin dhe sigurinë e punonjësve. Ndeshemi me shembuj drastikë të mosnjohjes së parimeve kryesore nga ana e punëdhënësve. Në shumë shtete të tjera janë të qartë se sigurimi i kushteve të mira të punës është një investim i mirë dhe këto investime një ditë do të rikthehen një-dy herë si mjete reale financiare. Shërbimi i firmave nga ana e shërbimeve mjekësore të punës, të cilin e ka parashikuar Bashkimi Evropian për çdo një shtet, te ne është shndërruar në tregti dhe imitim të idesë së bukur. E vërteta është se është më mirë të punohet në mënyrë preventive, mbi bazën e profilaksisë mjekësore dhe të gjithë të jenë të informuar mirë. Mirëpo, tani për tani, nuk ka jehonë të veprimeve tona, i kushtohet një vëmendje e madhe kryesisht asaj që na sjell të ardhura dhe fitim të shpejt. I tillë është shembulli i uzinës në Gorni Llom. Norma e një punonjësi ka qenë 100 mina të asgjësuara në ditë, por lodhja e punonjësve i bën që ata t’i harrojnë rregullat e punës së sigurt. Gjithçka është çështje udhëheqjeje, punonjësit nuk janë fajtorë. Punonjësit tanë arrijnë rezultate të shkëlqyeshme në disa vende si Gjermania, kurse këtu vetë situata i detyron që të mos i respektojnë ligjet. Tërë legjislacioni është krijuar, që të garantojë jetën dhe shëndetin e njerëzve, por në fakt punonjësit nuk janë të qartë se duhet të kujdesen vetë për shëndetin dhe jetën e vet.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE, kryesoi renditjen në sondazhin e katërt vjetor të kryer nga platforma e..
Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..
Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos...