“Blerja dhe shitja e votave është krim.” Me këtë paralajmërim përfundon çdo një video parazgjedhore në Bullgari. Por mjerisht kjo fare nuk do të thotë se, vota edhe kësaj radhe nuk është keqpërdorur nga tregtia zgjedhore. Cili është ndikimi i votave të blerë mbi rezultatin zgjedhor asnjë nuk e ka llogaritur. Qindra sinjale, bile dhe në vetë ditën zgjedhore, erdhën në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe organizatat joqeveritare, të cilat monitorojnë procesin zgjedhor. Të arrestuarit me akuza të ngritura janë pak.
Prej viteve dega bullgare e Organizatës Ndërkombëtare Joqeveritare “Transparency International” vëren zhvillimin e zgjedhjeve në Bullgari dhe pranon dhe përpunon sinjale për shkelje në procesin zgjedhor. Nga mëngjesi më 5 tetor, kur u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari, në zyrat e “Transparencës pa kufi” në të gjithë vendin kishte telefonata pa fund të qytetarëve. Sinjalet, të cilat ata i jepnin shpesh ishin lidhur me tregti të supozuar zgjedhore.
Ku fshihet rrënja e këtij fenomeni jo shumë të këndshëm?
“Po formohet një dukuri gjithnjë e më e shpeshtë dhe më thelluese – përgjigjet drejtori i “Transparencës pa kufi”, Kalin Sllavov. – Në punën tonë vërtetuam se politikanët lëvizin nëpër një spirale që zbret gjithnjë e më poshtë të përdorimit të mjeteve jopolitike për arritjen e rezultateve zgjedhore. Bile dhe për këto zgjedhje parlamentare sikurse kishte refuzim të bëhet një fushatë e vërtetë parazgjedhore me mesazhe ndaj qytetarëve, me debat, me koment të çështjeve të dhimbshme të ditës, të cilat e tronditin shoqërinë. Tregtia e votave rastis, sepse ka një degradim mjaft të rëndë të shoqërisë bullgare – duke filluar nga etika, morali dhe vlerat dhe kalojmë drejt problemeve, të cilat i krijon dita e përditshme.”
“Transparenca pa kufi” ka studiuar tregtinë me votat me ndihmën e sociologëve, politologëve dhe psikologëve, të cilët zbardhën të vërtetën e mjerë, se njerëzit në regjione të tëra të vendit janë të vënë në një varësi pothuajse feudale nga punëdhënësit dhe fajdexhinjtë, të cilët bëjnë tregti me votat e nëpunësve të vet dhe të banorëve të qyteteve dhe fshatrave. Frika dhe vuajtjet i detyrojnë të mos mendohen nëse duhet të marrin para për votën e vet. “Dhe në qoftë se tregtia me votat përpara viteve filloi mes romëve, sot flasim për një zgjerim të problemit, i cili është lidhur me të gjitha etnoset”, nënvizon Kalin Sllavov. Këto vërejtje ndahen edhe nga gazetari hetues Rosen Cvetkov. Kjo dukuri e turpshme, e cila e errëson demokracinë në Bullgari prej viteve, gjeti vend të qëndrueshëm në lajmet të cilat pasqyrojnë zhvillimin e zgjedhjeve tek ne. Dhe jo në vend të fundit dhe për shkak të reportazheve televizive të Rosen Cvetkovit me kamera të fshehtë. Hetimi i tij i fundit u transmetua në ditën e votimit.
“Skema e fundit, mbi të cilën po punoj është blerja jo vetëm e votave, por dhe të kryetarit të komisionit të seksionit zgjedhor, me fjalë të tjera të njerëzve, të cilët në fakt duhet të garantojnë ndershmërinë e votimit. Por, del se, dhe ata janë të gatshëm për para të marrin pjesë në tregtinë zgjedhore – tregon Rosen Cvetkov. – Unë jam ndeshur në mashtrimet zgjedhore të absolutisht të gjitha partive. Nuk ka lojtar në tregun politik, i cili të qëndrojë mënjanë dhe thjesht të vërej. Që të gjithë e bëjnë, sepse e dinë se, në qoftë se nuk marrin pjesë në këto skema, humbasin.”
Një hollësi kureshtare nga hetimet e Rosen Cvetkovit tregon se, në Bullgari mbase shumë shpejt përsëri do të ketë zgjedhje përpara afatit-çmimi i një vote gjatë kohës së kësaj fushate ka “rënë” në 50 leva (25 euro). Në vitet e mëparshme janë paguar nga 100 leva, bile 200 leva për një votë. “Duket se partitë po bëhen gati për një votim të ri dhe po kursejnë resurse”, komenton gazetari.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..