Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspertët ekonomikë ndërkombëtarë me vlerësime dhe prognoza gjithnjë e më negative për Bullgarinë pas zgjedhjeve

Foto: arkiv

Rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Bullgari vetëm do të çojnë në një mungesë edhe më të madhe të sigurisë politike, thuhet në analizën e fundit të agjencisë së normimit të kreditit Fitch Ratings. Shkaku për këtë është përkrahja e pamjaftueshme ndaj partisë fituese GERB dhe Parlamenti shumë i fragmentuar, gjë që e bën formimin e një kabineti stabil një detyrë shumë të vështirë, nënvizojnë analizatorët. Nga ana e vet Fondi Monetar Ndërkombëtar gjithashtu ka prognoza negative, pasi uli parashikimet e veta për rritjen ekonomike të Bullgarisë gjatë këtij viti dhe vitit tjetër. Në raportin e vjeshtës “Perspektivat botërore ekonomike” FMN-ja parashikon një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Bullgarisë me 1.4 për qind gjatë këtij viti dhe vitit tjetër, gjë që përbën një ulje me 0.2 për qind në krahasim me parashikimin e muajit prill. Pritjet janë për një përshpejtim të rritjes ekonomike deri më 2 për qind gjatë vitit 2015. Edhe këto pritje janë në kuadrin e parashikimit të prillit për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto me 2.5 për qind gjatë vitit tjetër. Duhet të themi se kjo prognozë është madje edhe më pesimiste nga 1.5 përqindjet e mundshme të shpallura nga autoritetet e tanishme, në vend të 1.8 përqindjeve të planifikuara në fillim të vitit.

Mungesa e sigurisë politike, siç tashmë përmendëm, është faktori kryesor, i cili ndalon rritjen ekonomike në vend, janë unanimë të gjithë ekspertët, të cilët e vëzhgojnë zhvillimin ekonomik të Bullgarisë. Dhe vërtetë në vend vëzhgohet mungesë stabiliteti politik tashmë më shumë se një vit e gjysmë dhe kjo nuk mund të mos ndikojë mbi veprimet e afaristëve, mbi planet e biznesit të ndërmarrjeve dhe projektet e investitorëve. Një prej vështirësive në sektorin privat janë dhe problemet lidhur me financat publike, ku vëzhgohet një rritje e pandërprerë e deficitit buxhetor dhe rritje e borxhit shtetëror. Dhe kjo nga ana e vet ka ndikim të drejtpërdrejt mbi aktivitetin ekonomik, sepse shteti mbetet investitori më i madh, sipërmarrësi më i madh dhe punëdhënësi më i madh.

Siç duket, nuk do të mund t’i shmangemi aktualizimit të buxhetit dhe borxhit të ri. Ky është përfundimi i analizës së fundit të një prej bankave më të mëdha tregtare në vend. Paniku bankar gjatë verës së këtij viti, ekonomia në ulje dhe shpenzimet e larta shtetërore i dobësojnë financat publike të Bullgarisë dhe kjo shihet më mirë në aktualizimin e propozuar të buxhetit, nënvizojnë analizatorët e Fitch Ratings.

Nga ana e vet ekspertët e bankës austriake Raiffeisen Bank – Bullgaria gjithashtu e vënë theksin te thellimi serioz i problemit lidhur me deficitin buxhetor. Vetëm deri në muajin korrik të vitit 2014 u grumbullua një deficit buxhetor me përmasë 600 mln euro, që është me afro 500 mln euro më shumë nga deficiti i periudhës së njëjtë të vitit të kaluar. Do të duhet të marrim një hua të re, që të mbulohet deficititi buxhetor, janë kategorikë vëzhguesit. Revizioni i pritur i buxhetit demonstron se si rritja e dobët ekonomike, shpenzimet e reja të mëdha dhe të paparashikuara dhe domosdoshmëria për një përkrahje likuiditeti për sistemin bankar i dobësojnë financat publike të vendit, shton Fitch. Lidhur me këtë le të rikujtojmë se pikërisht disiplina fiskale ishte prioriteti kyç i Bullgarisë, gjë për të cilën ajo ishte kaq krenare dhe shkaktonte respekt në rrethet financiare dhe politike ndërkombëtare.

Në sfondin e këtyre vlerësimeve negative dhe parashikimeve pesimiste, deri në një shkallë të madhe mund të na qetësojnë informatat se në klasifikimin global të vendeve për nga liria ekonomike, Bullgaria sivjet përparon në një mënyrë të ndjeshme me pothuaj dhjetë pika përpara, duke u radhitur në vendin e 40-të. Vitin e kaluar Bullgaria ishte në vend të 49-të nga gjithsej 152 shtetet nga mbarë bota, kurse kjo është një shenjë e qartë se kushtet e biznesit në vend po përmirësohen.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD