Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare shoqëron Sarah Brightman më 12 nëntor në “Arena Armeec” të Sofjes

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Po vjen një ngjarje që pritet me padurim nga fansat bullgarë – debutimi i sopranos me famë botërore Sarah Brightman. Koncerti do të mbahet më 12 nëntor në sallën e Sofjes “Arena Armeec”.

“Për ne është nder që do të bashkëpunojmë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare gjatë koncertit të Sarah Brightman-it” – tha z. Petër Petrov, menaxher i përgjithshëm i kompanisë “Balkan Entertainment”, organizatore të koncertit. – Turi botëror i Sarah Brightman-it është me moton “Hitet më të mëdha” dhe presim të dëgjojmë këngët e saj më të popullarizuara.”

51 muzikantë nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do ta shoqërojnë Sarah Brightman. Në Bullgari sopranoja do të vijë me grupin e saj, sepse stili i saj nuk kërkon vetëm instrumente klasike. Ende nuk dihet kush do të dirigjojë koncertin e Sarah Brightman-it. Dihet se këngëtarja ka marrë me vete një tenor mysafir i cili e shoqëron atë gjatë gjithë turit. Sarah Brightman do të vijë me një ekip 24 personash, të cilët do të përgjigjen për realizimin teknik. Prapa saj do të vendoset një ekran i madh. Tani për tani projektimet në ekran janë sekret. Ndër fansat qarkullojnë thashetheme se përveç momenteve yjore të karrierës së saj do të projektohen kuadro me tematikë kozmike. Le të kujtojmë se gjatë 2015-ësSarah Brightman do të jetë turisti i tetë i cili do të shkelë bordin e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi "Ku jetojnë mrekullitë?" – një mesazh për fëmijët bullgarë në mbarë botën

Kompozitori i këngëve për fëmijë Dono Cvetkov prezanton albumin e tij të ri "Ku jetojnë mrekullitë?" me një koncert të madh më 15 prill në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Ky projekt i ri muzikor nga autori i hitit të padiskutueshëm për fëmijë..

botuar më 25-04-15 2.50.MD

"I dashuri im" – një aventurë pop nga këngëtarja Savina

Pak pasi grupi Jazzboree u dallua për debutimin në ceremoninë vjetore të renditjes TOP 20 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), këngëtarja е formacionit - Savina - prezantoi këngën e saj të re solo "I dashuri im".  Ajo u shfaq në momentin kur..

botuar më 25-04-14 2.45.MD
Orkestra e Dhomës së Radios Bavareze

Ansambli i Dhomës së Radios Bavareze po viziton Sofjen për Pashkë

Ndër formacionet prestigjioze – të ftuar specialë në edicionin e 25-të të "Festivalit Evropian të Muzikës" në Sofje – është Orkestra Dhoma e Radios Bavareze me drejtor artistik Radosllav Shulc. Vizita e parë në kryeqytetin tonë e këtij ansambli elitar..

botuar më 25-04-13 6.00.PD