Koncerti i formacionit me titull “Etno Europa” është pjesë e afishes së festivalit “AmBul-2014”. Festivali është themeluar në vitin 1998 nga amerikani Geoffrey Dean dhe është organizuar nga fondacioni “Ardenica” si “një forum për prezantimin e veprave të reja e të panjohura të kompozitorëve bullgarë dhe amerikanë, një vend për takim dhe bashkëpunim për krijuesit nga Bullgaria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një forum për interpretues të rinj...” Kështu është prezantuar festivali në sajtin e tij. Zakonisht “AmBul” zhvillohet gjatë tetorit dhe zgjat rreth një jave. Përjashtimi i parë i kësaj rregulle është forumi i sivjetshëm – i katërmbëdhjeti me radhë.
Zvezdana Novakoviç është këngëtare dhe artiste. Siç ajo preferon të shpjegojë, është në Bullgari “prej dy vjetësh të bukur”. Tek ne ajo mbaroi një specializim në fushën e këndimit popullor në klasën e profesoreshës Svetla Stanilova. Ja se çfarë na tregoi Zvezdana për projektin “Etno Europa”, në të cilin është së bashku me Gergana Popova, Nevjana Ganeva dhe Diljana Vasileva – solistet e ansamblit “Trakia”.
Në koncert, në kuadrin e festivalit “AmBul” kuarteti “Sllovena” ekzekutoi një program autori, bazuar mbi kënga popullore bullgare, mbi folklorin amerikan dhe slloven. Pak janë formacionet vokale tek ne, të cilat mund të interpretojnë një repertor aq të ndërlikuar. Përveç kësaj interpretimi ishte shumë i mirë, me një ndjenje të mrekullueshme për stilet folklorike, me një aranzhim bashkëkohor harmonik dhe me një mjeshtëri të veçantë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..
Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..
Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..