Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Klarinetisti Rosen Ideallov: “Në art nuk ka rol dytësor”

Foto: arkiv personal

Krijues, i cili gjithmonë synon drejt perfeksionimit – i tillë është klarinetisti i respektuar dhe pedagog Rosen Ideallov. Fare qetë mund të thuhet se arti është në gjakun e tij. Në të gjitha përmasat e veta.

Shumë pak veta e dinë emrin jo fare të panjohur Ideall Petrov i cili ka qenë emri i një personi të vërtetë veprues – një aktor i njohur dhe gjysh i klarinetistit. Babai i tij merret me grafikë, pikturë dhe karikaturë – talent, të cilin e trashëgon i biri i tij. Nëna i është përkushtuar artit të vallëzimit dhe pavarësisht se kjo dhunti të mos të

kalojë direkt tek Rosen Ideallovi, përsëri mbetet në familje. Muzikanti krenohet me djalin e tij, i cili mban emrin e tij dhe aktualisht është një nga valltarët më të mirë të vallëzimeve irlandeze në Bullgari. Rosen Ideallov tregon se, sistemi i tij i vlerave si muzikant është formuar akoma në vet fillimin e arsimit të tij. Një kërkim pa kompromise krijuese, një synim drejt një instrumentalizmi brilant dhe një stilistikë shumë të qartë janë parimet bazë, të cilat ai i përvetëson nga pedagogët e vet. Talenti i tij lulëzon në rrethin e disa kompozitorëve bullgarë. Miqësia e tij shumëvjeçare me Dragomir Josifovin bëhet shkak për kompozimin e një numri të madh të opuseve. I dobishëm është bashkëpunimi i tij me violonçelisten Gjeorgjita Bojaxhieva, pianistin Jovço Krushev dhe akoma shumë muzikantë të tjerë.

Repertori i Rosen Ideallovit fillon nga epoka e Barokut  deri tek koha moderne. Pyetjes se kush e zgjon dëshirën e tij të mësojë muzikën më të re bullgare, ai përgjigjet: “Në të është e mbyllur një botë e ndryshme. Ajo i lejon interpretuesit të vërej procesin e krijimit të veprës që nga ideja fillestare deri te realizimi i tij në skenë për herë të parë. Çdo një autor i ri gjatë 6-7 vjetëve të fundit kërkon mënyrën e vet personale dhe stil. Duke e studiuar këtë tip muzike, interpretuesi afrohet deri te njohja, e koduar në nota, energjinë e fshehur në intervalet dhe formulat ritmike.”

Në fund të muajit tetor Rosen Ideallov feston përvjetorin e vet personal, kurse viti 2014 për të kalon nën shenjën e një shifre jo më pak të rëndësishme për të – 35 vjet në skenë. Në lidhje me këtë, ai tregoi për koncertin e tij të ardhshëm dhe për zgjedhjen e krijimeve, të cilat do të tingëllojnë në sallën “Biad”: “Kjo është një sallë e posaçme, me qenë se akustika e saj është me një reverberacion më të vogël. Që nga pranvera aty ka piano të markës “Behshtajn”, të prodhuar në fillim të shekullit të kaluar. Është pronë e Kamen Kenovit, i cili punon në Zvicër dhe ofron instrumente të shumta për muzikantët bullgarë. E konstruktova programin tim në përshtatje me këtë piano. Ajo tingëllon, sikurse është bërë gjatë shekullit të XIX-të – me një artikulim shumë të qartë, dhe një forcë jo shumë të madhe të tonit. Prandaj zgjodha krijime nga kjo epokë. Do të bëj dhe një premierë për Bullgarinë të një sonate nga Ferdinand Rijz, i cili ka qenë nxënës i Betovenit. Autori është përfaqësues i romantizmit të hershëm dhe nuk është i njohur në vendin tonë. Stili i tij është i ndikuar nga mësuesi i tij, si dhe nga Mendelsoni dhe Veber. Në program kam përfshirë dhe “Arpexhoni sonatë” nga Shubert në përpunimin tim, të cilin do ta interpretoj për herë të parë.”

Mes planeve të Rosen Ideallovit është dhe koncerti në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare. Ai do të jetë një kombinacion i pazakonshëm prej instrumenteve – klarinetë, violonçel dhe cugtrombon. Programi është prej krijimeve moderne, në gërshetim me përpunime nga periudha rilindëse për të njëjtin grup, dhe një praktikë e takuar shpesh gjatë viteve të fundit gjatë prezantimit të muzikës moderne. Sipas interpretuesit krahasimi i krijimeve nga epokat e kaluara me kompozicionet nga më të rejat, jep një përfytyrim për vlerën artistike të të fundit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD