Pas pothuaj katër muajve të pritjes, spekulimeve dhe mbikëqyrjes speciale nga ana e Bankës Popullore Bullgare mbi Bankën Korporative Tregtare (KTB), e cila është mbyllur për klientët e saj, më në fund u shpallën rezultatet nga oditi i bankës tregtare. Ato janë aq negative, sa ishin prognozat më të këqija të ekspertëve: për më se 2 mrld euro janë kreditë jo të siguruara, të cilat ndoshta nuk do të kthehen kurrë. Firmat që e kanë marrë këto kredi janë lidhura me pronarin dhe nuk kanë asnjë veprimtari reale. Zbulimet skandaloze tregojnë gjithashtu se aktivet e mira e bankës janë për vetëm 1 mlrd. euro, por në të njëjtën kohë detyrimet ndaj klientëve dhe depozituesve janë për më se 3 mlrd euro. Kjo do të thotë se në rastin më të mirë depozituesit e bankës mund të marrin vetëm një e treta e parave të tyre. 2 mrld euro do të duhen të sigurohen nga Fondi për garantimin e depozitave apo nga buxheti shtetëror, sepse sipas ligjit të gjitha depozitat në shumë deri më 100 mijë euro janë të garantuara.
Si shkaku për katastrofën e KTB oditorët tregojnë një listë të madhe të shpërdorimeve, shkeljeve të dispozitave, praktikave jo të mira nga ana e udhëheqësve të bankës, disa prej të cilave kanë karakter kriminal. Për këtë arsye rasti me KTB do të hetohet nga Prokuroria.
Analizatorët kujtojnë se po ta kishte kryer punën e vet siç duhej Banka Popullore Bullgare mundej të parandalonte në kohën e duhur shumë prej mashtrimeve të kryera. Dyshimet për situatën reale u shfaqën akoma para 4 muajve, kur kundër shefit të mbikëqyrjes bankare të Bankës Popullore Bullgare, z. Cvetan Gunev dolën të dhëna negative dhe rasti i tij kaloi në duart e Prokurorisë. Atëherë në hapësirën publike u shfaqën thashetheme se ai ka qenë lidhur me KTB dhe ka bërë shumë gjëra për fshehjen e veprimeve kriminale të drejtorisë së saj dhe të aksionarit të saj kryesor Cvetan Vasilev. Le të kujtojmë se sipërmarrësi në fjalë u zhduk shpejt nga shteti disa ditë para shpërthimit të skandalit dhe që atëherë ai vazhdimisht dërgon në mediat të ndryshme mesazhe me shpjegime, akuza dhe premtime se gjithçka do të jetë në rregull, por nuk kthehet në Sofje dhe është shpallur për kërkim nga Interpoli.
Akoma në fillimin e skandalit guvernatori i Bankës Popullore Bullgare, Ivan Iskrov shpalli se rasti do të zgjidhjet sipas legjislacionit bullgar. Dhe tani për tani, sipas dokumenteve duket se premtimi i tij është mbajtur. Mirëpo Komisioni Evropian nisi një procedurë për këtë se shteti bullgar nuk respekton direktivat evropiane, sipas të cilave depozituesit duhej të kompensoheshin para shumë kohe. Bile mendimi i qartë i Mbikëqyrjes Bankare Evropiane nuk e inkurajoi Bankën Popullore Bullgare për marrjen e veprimeve konkrete për shpalljen e falimentimit apo për rimëkëmbjen e institucionit financiar. Bile pas publikimit të raportit të oditit, Banka Popullore Bullgare shpalli se ka nevojë për më shumë informatë dhe se vendimi konkret për bankën do të merret nga Kuvendi Popullor në ditën e parë të punës së tij. Kjo nuk jep shpresa për zgjidhjen afatshkurtër të rastit skandaloz dhe nuk mund të qetësojë depozituesit, të cilët pothuaj çdo ditë organizojnë protesta duke kërkuar pagimin e parave të veta.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..
Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...
Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..