Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga filmi “Merr frymë” deri te plazhi i Karaderesë – protestat e të gjelbërve vazhdojnë

БНР Новини
Kuadër nga filmi “Merr frymë”
Foto: cinefish.bg

Ndryshe nga vendet e tjera evropianolindore lëvizja desidente kundër komunizmit në Bullgari lindi mbi bazën ekologjike. Ideja e gjelbër edhe sot, 25 vjet më vonë, vazhdon të frymëzojë protestat në rrugë. Brezat u ndryshuan, por beteja mbeti e njëjtë – për të drejtën e mjedisit të pastër, për duar, mendje dhe zemër të pastra në politikë.

Dikur gjithçka filloi me filmin dokumentar “Merr frymë”, kushtuar helmimit sistematik të qytetit Ruse me përzierje klorike. Në film ishte xhiruar demonstrata e parë spontane e protestës së nënave të qytetit Ruse, që kishin dalë me karrocat me fëmijët e tyre, të kërcënuar. Pas shfaqjes së tij të parë në Shtëpinë e Kinemasë në Sofje të pranishmit në sallë ishin ftuar të formojnë Komitetin shoqëror për mbrojtje ekologjike të qytetit Ruse. Kjo u bë në mars të vitit 1988, një vit e gjysmë para rrëzimit të komunizmit. Në prill të vitit 1989 Komiteti i Ruses u transformua në Lëvizjen e pavarur “Ekoglasnost”, që u themelua në një apartament në Sofje. Apartamenti ishte i Aleksandër Karakaçanovit, lideri i ardhshëm i “Partisë së gjelbër”, organizata e parë politike pas shembjes së Murit të Berlinit.

Duke përfituar nga zhvillimi në Sofje i Forumit Ekologjik, një takim i rëndësishëm ndërkombëtar i OSBE-së, gjatë tetorit të vitit 1989 “Ekoglsnost” filloi mbledhjen publike të nënshkrimeve kundër ndërtimit të kaskadës së lumenjve Mesta dhe Struma në malin Rilla. Më 26 tetor policë civilë ose agjentë sekretë shpërndanë me forcë fizike dhe arrestuan  pjesë prej aktivistëve, që kishin organizuar mbledhjen e nënshkrimeve.

Stefan SedmakovStefan Sedmakov, i cili ishte njëri prej themeluesve të lëvizjes së parë qytetare në vitet e fundit të komunizmit “Ekoglasnost” ende mban mend si më 3 nëntor të vitin 1989 një grup nga 3 deri në 7 mijë vetash iu drejtua Kuvendit Popullor për të depozituar atje 12 mijë nënshkrimet e mbledhura kundër projektit të kaskadës “Rilla”:

“Kur u mblodhën dhe u nisëm drejt Kuvendit dikush dha idenë dhe të gjithë e nisëm këngën “I bukur je moj pyll”. Në po këtë çast edhe kambanat e katedrales “Aleksandër Nevski” filluan të kumbojnë. Kjo në dha frymëzim edhe më të madh. Deri sa prisnim para Kuvendit Popullor të pranojnë nënshkrimet tona njerëzit filluan të brohoritnin “demokraci”.

Iniciatorët e lëvizjes desidente gjatë viteve të fundit të komunizmit, njerëzit nga “Ekoglasnost” kanë luajtur më vonë rolin kryesor në krijimin e Bashkimit të Forcave Demokratike, formacioni i parë antikomunist në opozitë. Po thuaj të gjithë kandidatët e “Ekoglasnost”-it ishin zgjedhur deputetë në Kuvendin e Madh Popullor, në parlamentin e parë postkomunist.

Pas fillimit të viteve 90 të shekullit të kaluar imperativet ekologjike në veprimtarinë e formacioneve ambientaliste politike u zëvendësuan nga imperativet më fondamentalë si demokraci, liri, shtet i së drejtës. Potenciali i krijuar njerëzor “u profesionalizua”, u krijuan shumë organizata civile ekologjike, që punojnë në kuadrin e programeve evropiane për mbrojtjen e mjedisit. Protestat ambientaliste në rrugë pushuan deri në fillimin e shekullit të ri, kur filloi bumi i ndërtimit në vendpushimet tona bregdetare, i cili shkaktoi valën e re të protestave spontane të qytetarëve, të kryesuar nga të rinjtë. Mbrojtja e plazhit në lokalitetin Irakli shënoi fillimin e lëvizjes së re të protestave ekologjike, të bashkuar me koalicionin e organizatave civile “Që të mbetet natyra në Bullgari”. Protestat e të rinjve në mbrojtje të kauzave të ndryshme ekologjike që zhvilloheshin në “Urën e Shqiponjave” në Sofje ishin shenje për zgjimin e ri të shoqërisë civile, e cila në vitet 2012-2014 rrëzoi dy qeveri dhe deklaroi haptazi, se rruga do të vazhdojë të jetë korrigjuesi moral i pushtetit. Partia e re e të Gjelbërve lufton jo vetëm për mjedis të pastër, por edhe për moral të ri në politikë. Ai është me rëndësi të madhe për votuesit e saj potencial.

“Nuk mjafton vetëm të protestosh dhe të mohosh gjerat ekzistuese, por duhet t’i ndryshosh duke u përfshirë në politikë – thotë bashkëkryetari i Partisë së të Gjelbërve Borislav Sandovi. – Por të rinjtë sikur nuk e kanë të qartë, se si pjesëmarrës aktiv në protestat ata tashme merren me politikë. Edhe për mua ishte e vështirë të kuptoj kur si student u përfshiva në aksionet e protestës. Sepse më dukej absurde të hyjë në politike, ndërsa në fakt unë tashme merresha me politikë.”

Me gjithë se “Të gjelbërit” nuk kanë sukses elektoral, me aksionet e tyre në rrugë dhe çështjet gjyqësorë të nisura prej tyre bashkë me koalicionin “Që të mbetet natyra në Bullgari” arritën të imponojnë ndryshime në ligje të rëndësishme dhe të ndalojnë shumë projekte që kërcënojnë natyrën. Në aktivin e tyre është dhe përfshirja e 34% prej territorit të Bullgarisë në Rrjetin ekologjik evropian “Natyra 2000”, ndryshimet në ligjin për pyjet, ndalimi i prodhimeve të organizmave të modifikuara gjenetikisht (GMO) në Bullgari, ndalimi i nxjerrjes së gazit shist argjilor, inkurajimi i zhvillimit të bio-bujqësisë dhe i turizmit të qëndrueshëm alternativ.

Sot ambientalistët e rinj kanë një aleat të fuqishëm në personin e BE dhe legjislacionin e tij të ri ekologjik. KE pas denoncimeve të organizatave të ndryshme në mbrojtje të natyrës zhvillon një sërë procedurash ndëshkimore kundër Bullgarisë për mosrespektimin e direktivave ekologjike, të cilat i detyrojnë autoritetet bullgare të respektojnë të drejtën e bullgarit për mjedis të shëndetshëm. Beteja vazhdon.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD