Qeveria bullgare numër 91 e partisë GERB dhe Bllokut të Reformatorëve, me një program të përkrahur nga Fronti Patriotik dhe me partnerë nga partia ABV ishte zgjedhur të premten nga Kuvendi Popullor. Katër formacionet politike e siguruan shumicën e votave në parlament. Lideri i partisë GERB Bojko Borisov është politikani i parë në historinë e re të Bullgarisë, i cili zë postin e kryeministrit pas një mandati të pasuksesshëm. Në Kuvendin popullor Nr. 43 për herë të parë pas ndryshimeve demokratike ka tetë formacione politike. Asnjë prej tyre nuk mori një përkrahje të mjaftueshme nga zgjedhësit bullgarë, kështu që të formojë qeveri të vet. Kështu populli i detyroi politikanët të zhvillojnë negociata të rënda në vazhdim të një muaji. Rezultati është se për herë të parë në mbledhjet e qeverisë vendimet do t’i marrin kundërshtarët e deritanishëm – përfaqësuesit e së majtës dhe ata e së djathtës. “Një zog duhet pasur dy krahë – nuk mund vetëm me të majtin apo vetëm me të djathtin” – shpjegoi përkrahjen e vet për qeverinë lideri i partisë së majtë Georgi Përvanov, i cili ishte presidenti i shtetit brenda dy mandateve konsekuente. Partia e tij e re ABV merr pjesë në qeveri ndërmjet postit të zëvendës kryeministrit Ivajlo Kalfin, i cili përgjigjet për politikën sociale dhe për çështjet demografike. Bojko Borisvi do të ketë akoma tre zëvendës – dy nga partia e tij GERB dhe Meglena Kuneva – baskëkryetarja e Bllokut të reformatorëve. Opozita është mjaftë e larmë dhe e hutuar. Për ish-bashkëpartiakët e Georgi Përvanovit nga Partia Socialiste Bullgare situata është e qartë – ata mbeten në opozitë. Nënshkrimi i Frontit Patriotik në përkrahje të qeverisë provokoi reagimet e ashpra të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Mendimi i shprehur nga Lëvizja është se koalicioni i formuar është “kundërevropian”. Nacionalistët nga partia “Ataka” mbeten në opozitë. E lëkundshme është pozita e Qendrës Demokratike Bullgare. Kompromiset e shumta në krijimin e qeverisë, bashkë me konfigurimi problematik i Parlamentit do të jenë një sfidë e madhe për realizimin e reformave. Anëtarët e qeverisë nga partia GERB janë ish ministra që kanë provuar mundësitë e vet. Për reformatorët mbetën postet më problematike. Ministrat e tyre do të zhvillojnë politika në sektorët e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe drejtësisë. Përkrahja parlamentare për qeverinë do të varret shumë nga marrëdhëniet brenda Bllokut të Reformatorëve dhe Frontit Patriotik. Këta janë formacione të reja, pa një mekanizëm të qartë për marrjen e vendimeve, pa standarde të qarta të sjelljes në kushtet e negociatave. Kjo situatë me siguri do të krijojë shqetësime për programin legjislativ të shumicës. Nga ana e vet Fronti Patriotik dhe partia “Ataka” akoma nuk kanë sqaruar marrëdhëniet e tyre, të mos harrojmë se shumë anëtarë të Frontit janë ish anëtarë të partisë “Ataka”. Njëkohësisht kritikat ndaj Bllokut të Reformatorëve do të jenë të shumta sepse në sektorët e tyre ka nevojë për reforma shumë të rënda dhe këto reforma do të jenë nën kontrollin e GERB-it.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..