Fani Kucarova duke qenë pianiste, pedagoge dhe interpretuese solo njihet mirë jo vetëm mes muzikantëve, por dhe mes dashamirësve të zhanrit klasik. Arsimin ajo e ka kryer në Sofje, duke trashëguar talentin familjar në muzikë dhe mësimdhënie. Pianistja nuk pushon t’i bjerë instrumentit të preferuar prej saj, të incizojë vepra të reja dhe t’u japë mësime të vegjëlve dhe të rriturve. Gjatë nëntorit Fani ka përgatitur një sërë koncertesh interesante.
“Tema e cila më intereson më së shumti është përvjetori i 100-të i lindjes së profesoreshës sime të dashur Ljuba Ençeva – tregon Fani Kucorova. – Në kujtim e saj së bashku me klarinetistin Vencisllav Trifonov do të bëjmë një sërë koncertesh.”
“Pikërisht ky duet i së kaluarës u bë shkak për themelimin e formacionit tim me Vencisllav Trifonovin – komenton Fani. – Koncertet tona përfshijnë tri sonata të duetit Ljuba Ençeva-Sava Dimitrov. Shumë vite isha në kërkim të një klarinetisti të mirë dhe ja se e gjeta te Vencisllav Trifonov. Deri tani kemi pasur disa ture. Jemi të kënaqur sepse në repertorin e duetit ka vepra të shkruara posaçërisht për ne. Autori i tyre është kompozitori hebraik me origjinë ruse Boris Levenberg. Prej 20 vjetëve jam në duet edhe me kitaristin Rosen Ballkanski. Në fakt, bëhemi një trio interesante kur jem bashkë me Rosenin dhe Vencisllavin. Doli se pikërisht për këto instrumente – piano, kitarë dhe klarinetë, Moris Ravel ka sjellë muzikë shumë të bukur.”
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..