Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i fshatit Giginci – një frymë spiritualiteti dhe paqeje

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Në prag të muzgut të mbrëmjes dielli po bie në Manastirin e fshatit Giginci “Anargjendët e shenjtë Kozma e Damian”. Pak para perëndimit të diellit ndërtesat rreth kishës marrin ngjyrën rozë dhe pas kësaj bëhen me ngjyrën vjollcë. Në këtë kohë nga pjesa e re e manastirit dëgjohet një refren monoton. Kjo është mesha e mbrëmjes.

Снимка“Murgëria është një lloj misteri, ky mister është shpëtimi. Kjo nuk shpjegohet me fjalë duhet të përjetohet” – u përgjigj i ati Nikanor, i pyetur pse e ka lënë karrierën e agjentit në Wall Street, por i është kushtuar Zotit në këtë vend të harruar. Tryeza është shtruar dhe prej saj shpërndahet era e bukës sapo të pjekur. Lutje dhe heshtje e plotë. Dëgjohet vetëm zhurma e pirunëve dhe lugëve me të cilat ushqehen mysafirët. Shpeshherë në manastir vendosen pelegrinë dhe turistë të rastit, të cilët e kanë gjetur veten në mes të errësirës. Aty nuk ka televizion, as internet ose argëtime laike. Nata në dhomat modeste të manastirit dhe ushqimi i shijshëm janë falas. Po të mbetesh më se një natë, do të punosh shumë në oborrin e manastirit. Mirëpo, do të zhytesh në atmosferën e tij dhe do të njihesh me murgjit dhe mënyrën e tyre primitive të jetesës. I ati Nikanor kujton kohën kur ka ardhur në manastir dhe aty nuk ka pasur energji elektrike, as ujë të ngrohtë. Jeta në manastir është e vështirë, sepse murgjit jetojnë sipas rregullave të vëllazërisë në Aton.

Снимка“Këto rregulla kanë të bëjnë me lutjen individuale dhe adhurimin e Zotit – shpjegon i ati Nikanor. – Atëherë shpirtishkëputet nga mendimet, kujdesi dhe mendjemadhësia. Kjo ndodh në muzgun e mbrëmjes kur bëhesh gati për gjumë dhe rreth orës 3 të mëngjesit, para lindjes së diellit. Ashtu nata është e ndarë në dy pjesë – në të parën pushojmë, ndërsa në të dytën – zgjohemi dhe fillojmë të lutemi. Te ne liturgjia nuk mbaron para orës 8 e gjysmë. Në agim fillojmë të kujdesemi për manastirin dhe për njerëzit që bëjnë vizitë në të.”

СнимкаPas liturgjisë së mbrëmjes që zgjat katër orë vëllazëria nis punët e manastirit. Aty rriten dhi, dele dhe 90 dema. Në dyqanin e manastirit shiten produkte ekologjike – djathë, kaçkavall, kos etj. Me dhurim dhe subvencione nga fondet evropiane bëhen rinovimet e kishës. Historia e Manastirit të fshatit Giginci daton prej shekujsh. Ai është themeluar në periudhën e shekujve XI-XII-të. Gjatë kohës së zgjedhjes osmane aty është ndërtuar dhe shkolla e kishës. Gjatë shekullit të XVIII-të turqit ia kanë vënë flakën manastirit. Më vonë një grup murgjish nga Manastiri i Hilendarit e kanë rinovuar atë. Në vitet e para të socializmit në manastir janë burgosur armiqtë e pushtetit dhe pas kësaj ai është transformuar në një kamp pionierësh. Me kalimin e kohës manastiri është kthyer thjeshtë në një hangar. Por në fund të viteve të 90-ta veprimtaria e tij shpirtërore ka filluar sërish. Sot manastiri është bërë një vend i rehatshëm ku mund ta gjesh rrugën drejt vetvetes dhe Zotit.

СнимкаPërgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Veneta Nikollova

Materiali është përpiluar me kontributin e projektit “Fushata komunikimi për nxitje të turizmit të brendshëm në Republikën e Bullgarisë” të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / IV Festa e Balonave - Bellogradçik 2024

Bellogradçik ju fton në një Festë Balonash nga 20 shtatori

Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..

botuar më 24-09-14 3.25.MD
Shtëpia e Spas Balevskit në Trojan, ku do të strehohet kompleksi historik

Trojan me një kuriozitet të ri për dashamirët e historisë

Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..

botuar më 24-09-14 8.05.PD

Klima bullgare është e favorshme për zhvillimin e turizmit mjekësor

Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..

botuar më 24-09-10 9.36.PD