Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria shënon 25 vjet nga fillimi i tranzicionit me një monument të Georgi Markovit

Monumenti i Georgi Markovit
Foto: BGNES

Gjatë kësaj jave Bullgaria shënon 25 vjet nga rrëzimi i regjimit komunist në vend. Një çerek shekulli pas datës historike, 10 nëntor, në sheshin “Zhurnalist” /“Gazetari”/ në Sofje u inaugurua monumenti i shkrimtarit dhe emigrantit politik Georgi Markov, i cili u vra në Londër në vitin 1978. Inaugurimi i monumentit është në kuadrin e fushatës “25 vjet Bullgaria e lirë”. Në ceremoninë zyrtare ishin të pranishëm tre presidentë bullgarë – Zheljo Zhelev, Petër Stojanov dhe Presidenti i tanishëm Rosen Plevneliev. “Për mua është një nder i madh të jem i pranishëm në inaugurimin, edhe pse pak të vonuar, të këtij monumenti – në këtë mënyrë ne tregojmë respektin tonë ndaj veprës së një prej shkrimtarëve më të talentuar bullgarë, të cilët kanë punuar gjatë diktaturës komuniste. Me zërin e tij të fuqishëm Georgi Markov është një prej shembujve më të mëdhenj të zgjedhjes midis lirisë dhe nënshtrimit” – deklaroi para njerëzve të grumbulluar Presidenti Rosen Plevneliev. Në ceremoninë në Sofje ishin të pranishëm e shoqja e shkrimtarit Anabell Markova, e cila mbërriti posaçërisht me këtë rast nga Londra, dhe vëllai i tij Nikolla Markov, i cili që prej vitesh banon në Itali.

“Të gjallët i mbyllin sytë e të vdekurve. Të vdekurit i hapin sytë e të gjallëve” – këto fjalë të urta të lashta, të cilat Georgi Markov i përmend në veprën e tij “Reportazhet e largëta”, lexohen në faqen e majtë të monumentit, vepër e skulptorit Denko Denkov. Mjetet për monumentin janë dhuruar nga kirurgu me famë botërore d-r Georgi Llazarov, i cili emigroi nga Bullgaria në vitin 1969. D-r Llazarov deklaroi para njerëzve të grumbulluar se veprat e Georgi Markovit duhet të jenë në manualet e letërsisë, krahas veprave të Hristo Botevit. 

Georgi Markov mori vendim për t’u larguar nga atdheu, pasi ishte vendosur censurë mbi pjesën e tij “Unë isha ai” dhe premiera e saj ishte ndaluar pa paralajmërim. Ai u vendos në Londër dhe punonte për BBC-në, Deutsche Welle-n dhe “Evropën e Lirë”. Që nga viti 1975 deri më 1978 Markov punonte mbi veprën e tij “Reportazhet e largëta”, të cilat paraqesin jetën në Bullgarinë socialiste. Ato transmetoheshin si radio-tregime çdo javë në valët e radios “Evropa e Lirë”. Kritikat ishin drejtuar ndaj të metave të sistemit socialist dhe personalisht ndaj Todor Zhivkovit. Mendohet se pikërisht ky është shkaku për vrasjen e Georgi Markovit. Më 7 shtator, kur është ditëlindja e Todor Zhivkovit, kundër shkrimtarit-disident ishte kryer një atentat në urën Vaterlo. Ai ishte shpuar me çadër dhe në trupin e tij ishte futur një top të vogël metalik me helmin ricin. Georgi Markov vdiq më 11 shtator.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papa Françesku

Reagimet në Bullgari pas vdekjes së Papës Françesku

“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..

botuar më 25-04-21 1.22.MD
Mitropoliti Grigorij i Vracës

Gjatë Javës së Ndritshme lavdërojmë Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëreshën Mari

Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..

botuar më 25-04-21 11.01.PD

Krishti u ringjall! Bota e krishterë e mirëpriti festën e festave

Pikërisht në mesnatë, Patriarku Daniill shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe përshëndeti bullgarët me “Krishti u Ngjall” nga Katedralja e Shën Aleksandër Nevskit. Laikët e mbledhur para kishës u përgjigjën me thirrjen e gëzueshme “Me të vërtetë u..

botuar më 25-04-20 10.06.PD