Gjatë viteve të tranzicionit bullgarët kanë pasur katër shtylla të optimizmit. Këto janë momentet e fillimit të qeverisjes së kryeministrave Ivan Kostov (1997), Simeon Saksoburgotski (2001), Bojko Borisov (2009) dhe anëtarësimi i Bullgarisë në BE (2007). Këtë e tregon një sondazh të agjencisë sociologjike “Gallup International”. Të dhënat e saj i paraqiti z. Përvan Simeonov në forumin kushtuar përvjetorit të 25-të të rënies së komunizmit nën moton “Brezi i ndryshimit”.
Në këtë forum ishte i pranishëm z. Toma Bikov nga Instituti i Politikës së Djathtë. Sipas tij tranzicioni sot në fakt është një lloj revolucioni. “Aksi “komunizëm-anti-komunizëm” përfundoi dhe u zëvendësua me aksin tjetër ku ka përkrahës të konsensusit liberal dhe kundërshtarë të tij – vuri në dukje z. Bikov. – Vlerësimi të cilin japim për vitet e tranzicionit ose për revolucionin që përmenda më lartë duhet të jetë i përmbajtur. Ky nuk është as tranzicioni më i suksesshëm në Evropën Lindore, as më i keqi. Jemi diku në mes. Për sa u përket gabimeve mendoj se Bullgaria nisi në rrugën e demokracisë pa qenë e përgatitur. Opozita anti-komuniste po ashtu. Prej kësaj të fundit pritej të ishte lider, siç ndodhi në Poloni, Çeki dhe Hungari. Në fillim të tranzicionit në Bullgari demokratët e Bashkimit të Forcave Demokratike bile kishin frikë nga fjala “kapitalizëm”. Përpoqën të shpjegonin se tranzicioni do të jetë gradual. Privatizimi u vonua. Ka dy koncepte për procesin e privatizimit. I pari ka të bëjë me qasjen polake të Ballceroviçit, pra e shpejt dhe e pistë. Qasja tjetër është e ngadaltë dhe e drejtë. Për fat të keq në Bullgari privatizimi ishte si i shpejtë, ashtu dhe i pistë. Dhje kjo ishte rruga jonë dhe nuk mendoj se kemi pasur variant tjetër. Shumë kohë kërkonim rrugën e drejtë dhe kur e gjetëm atë doli se jemi vonuar. Problemi tjetër, sipas së djathtës, është dështimi i modelit liberal. Ky ishte revolucioni liberal. Shkak për këtë është fakti se prova për vendosjen e konsensusit liberal të elitave mbi shoqërinë konservatore, i futi bullgarët në siklet të madh. Për mendimin tim kjo është arsyeja për pakënaqësinë e një pjese të shoqërisë.”
Z. Përvan Simeonov i kupton gabimet e tranzicionit kështu: “Ndoshta mungesa më e madhe e periudhës së tranzicionit ishte mungesa e një vendosmërie të qartë ekonomike vitet e para. Po të ishin adaptuar njësitë e rëndësishme ekonomike me kushtet e reja, do to ishte më mirë. Reforma e vonuar në sektorin e ekonomisë e bëri këtë të fundit të dobët. Gabimi tjetër është naiviteti i shoqërisë që akumulonte ajo kohë. Kemi pritur se tranzicioni do të përfundojë aty ku ndodhin gjëra të mira. Nuk është ashtu. E thënë ndryshe nuk është domosdoshmëri që tranzicioni të çojë te një gjë e bukur. Shumica e bullgarëve harruan se nga një shoqëri me shtresa të barabarta ne u kthyem në një shoqëri me ndarje të dukshme sociale. Ky s’është defekt, është tepër normale. Veç duhej të përqendrohemi mbi ekonominë. Ndonjëherë për vitet e tranzicionit mendojmë sikur është një periudhë e jashtëzakonshme, por ai është thjeshtë një fazë e procesit të modernizimit të shoqërisë bullgare.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA..