Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grumbullimi ndaras i mbeturinave – kur?

БНР Новини
Kolazh: Silvija Petrova

Grumbullimi ndaras i mbeturinave ende është praktikë e re në Bullgari. Aplikimi i kësaj të fundit në masë filloi më 2013 kur u miratua Ligji i ri i menaxhimit të mbeturinave. Në këtë ligj u kushtohet vëmendje e posaçme ambalazheve që supozojnë të jenë mbeturinat më të mëdha për nga numri në botë. U vë taksa ekologjike për prodhuesit dhe tregtarët. Bile atyre u dha kjo mundësi – të çlirohen nga taksa nëse bashkohen në ndërmarrje të menaxhimit të ambalazheve të hedhura. Falë këtyre ndërmarrjeve u vendosën kazanët për çdo lloj mbeturinash në zonat e banimit. Ndërmarrja “Ekopak” lindi pasi prodhuesit u bashkuan rreth idesë së sapolindur për grumbullimin ndaras të mbeturinave me qëllim rishfrytëzimin e ambalazheve. Sot “Ekopak” mban 43 për qind të tregut të mbeturinave dhe furnizon 50 për qind të letrave dhe plastmasës së hedhur në vend.

Është shqetësues fakti se mezi 15-20 për qind e mbeturinave të grumbulluara nga ndërmarrjet vijnë nga lagjet e banimit, ndërsa të tjerat grumbullohen direkt nga ndërmarrjet tregtare. Grumbullimi ndaras i mbeturinave nëpër shtëpitë nuk funksionon tamam në Bullgari, tha kohë më parë njëri nga zv/ministrat e mjedisit. Cilat janë arsyet? Në vend të parë janë ata romë që shpeshherë i shohin të zhytur në kazanët e mbeturinave për grumbullim ndaras. Ata kërkojnë gjëra me vlerë dhe i shesin në pikat e grumbullimit të skrapit. “Në fund ne shkojmë të riblejmë këto mbeturina të cilat në fakt janë hedhur në kazanët tanë” – thotë i zemëruar z. Todor Burguxhiev, drejtor ekzekutiv i firmës “Ekopak”.

“Kazanët e rinj e kanë sipër hyrjen e vogël dhe duken më të sigurt, por romët arrijnë t’i hapin edhe ata nga pjesa e poshtme”, vë në dukje z. Burguxhiev.

Fotografi: BulfotoPër t’u zgjidhur problemi duhet të respektohet ligji sipas të cilit pikat e grumbullimit të skrapit vendosen në zonat industriale larg vendbanimeve. Dhe të drejtën e dorëzimit të materialeve kanë vetëm personat juridikë të cilët disponojnë dokument për origjinën e mbeturinave. Kjo rregullore ende kundërshtohet. Ndërkohë romët dhe bosët e tyre të paligjshëm përfitojnë nga situata. Kohët e fundit kërkohen mbeturina prej plastmase sepse çmimi i tyre rriti me 30 për qind.

“Para pak kohësh u hap uzina e përpunimit të plastmasës në qytetin Pleven (Bullgari Veriore) – njofton eksperti. – Bile tregu rumun u hap për ne. Aty ka 6 ndërmarrje të mëdha të riciklimit”.

Për t’u përmirësuar sistemi i grumbullimit ndaras të mbeturinave ka nevojë për stimuj. Shumica është e mendimit se taksa aktuale e mbeturinave është e paarsyeshme. “Duhet të aplikohet taksa e re dhe kjo e fundit të mos jetë në bazë të sipërfaqes së banesës siç është tani, por të jetë në bazë të mbeturinave individuale – është i mendimit z. Burguxhiev. – Dhe qytetarët të cilët grumbullojnë ndaras mbeturinat të paguajnë taksë më të ulët. E gjitha kjo është me interes për bashkitë, sepse do të detyrohen t’i ulin në masë mbeturinat të cilat shkojnë në depo.”

Në vend të parë sistemi më i mirë do të thotë të barazohen taksat e mbeturinave për qytetarët dhe biznesin. Aktualisht taksa që paguan biznesi kompenson taksën e ulët të cilën paguajnë qytetarët. Mirëpo, barazimi i dy taksave nuk mund të pritet para zgjedhjeve lokale vitin tjetër, sepse asnjë kryetar bashkie nuk do ta vërë këtë taksë, nëse do të rizgjidhet.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Populli i Antarktikut i Bullgarisë është paraqitur në një ekspozitë fotografike në Sofje

Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..

botuar më 25-04-17 6.05.PD

Numri i studentëve të huaj në Bullgari është dyfishuar në një dekadë

Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..

botuar më 25-04-16 4.01.MD

Nga mbi 400 aplikantë, 10 praktikantë u përzgjodhën për INSAIT

Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..

botuar më 25-04-16 12.08.MD