Vitin e dytë me radhë një angleze e bën botën për ta dashur Bullgarinë. Kjo ndodh në saje të dashurisë së saj ndaj vendit tonë dhe të dashurisë së bullgarëve të vegjël ndaj atdheut të tyre, kudo që të jenë ata në botë, dashuri kjo, që rikrijohet në imazhe të mrekullueshme. Doktor Barbara Pejxh Robërts është iniciatore e konkursit të arteve figurative për fëmijë bullgarë nga mbarë bota “E duam Bullgarinë” – një pjesë prej projektit “Më e bukura nga Bullgaria”. Ai paraqet një aplikacion mobil të tableteve dhe të smartfoneve në bullgarisht dhe anglisht, të krijuar nga njerëzit, të cilët interesohen për Bullgarinë dhe e duan vendin tonë. Dhe vërtet ndoshta nuk ka një shprehje më të pastër të dashurisë nga shpirti i fëmijëve!
Sivjet në konkurs morën pjesë 530 piktura, 21 prej të cilave u dekoruan në tri grupe moshe: në moshën nga 5 deri më 9 vjeç, nga 10 deri më 14 vjeç dhe nga 15 deri më 19 vjeç – me çmime platine, të arta dhe të argjendta. Çmimin më të lartë e morën veprat e Aslë Gjursellovës në moshën 9 vjeç nga qyteti Lloveç – “Dritare ndaj Bullgarisë” dhe të Georgi Georgievit të moshës 17 vjeç nga qyteti Tërgovishte “Bullgaria përmes syve të mi”. Të gjithë të dekoruarit morën tablete të markave prestigjioze.
Pse e bën të gjithë këtë një angleze?
“Pse e bëmë? Sepse e duam Bullgarinë – përgjigjet dr. Barbara Pejxh Robërts. – Vitin e kaluar vendosëm ta organizojmë këtë konkurs, që të mund të na thonë fëmijët, si nga Bullgaria, ashtu dhe nga mbarë bota, se pse e duan Bullgarinë. Do ta vazhdojmë iniciativën. Aplikacioni tashmë është gati dhe ofrohet falas për të gjithë. Kjo, që ai bën, është që të ofrojë një imazh të bukur, të saktë dhe të vërtetë të Bullgarisë në mbarë botën. Tani do të punojmë me turoperatorë, investitorë, ministri, me të gjithë. Qëllimi ynë është që të gjithë bullgarët ta shohin këtë aplikacion dhe t’i ndihmojnë për t’u ndier më të lumtur dhe të kënaqur për vetveten dhe për vendin e tyre. Sa për të huajit – ata duhet të kuptojnë se çfarë përbën Bullgaria e vërtetë dhe jo siç e përshkruajnë nganjëherë në gazeta.”
A ka diçka speciale, që ju provokon për ta bërë këtë?
“Po, unë punoj me Bullgarinë që nga viti 1985. Pash shumë ndryshime dhe e dua këtë vend! E vërteta është se shumë njerëz këtu ende kanë qëndrim negativ ndaj saj. Mirëpo, unë nuk jam ndër këta njerëz. Dhe misioni im është që t’i inkurajojë bullgarët për ta vlerësuar atë, që kanë dhe ta ndajnë me botën.”
A ju japin një emocion special pikturat e fëmijëve?
“Po, sivjet ka rreth 530 fëmijë-pjesëmarrës. Kur i shihni pikturat e tyre është shumë vështirë të caktoni se kush të jetë fituesi. Unë nuk marr pjesë në juri, por më bën një përshtypje të madhe thellësia e ndjenjës së fëmijëve ndaj vendit të tyre, e cila është e jashtëzakonshme. Përshtypja ime është se këta fëmijë e mbajnë të ardhmen e vendit në duart e tyre. Kur ka fëmijë të tillë në shoqëri, të cilët kanë një ndjenjë të tillë dhe një dashuri të tillë ndaj Bullgarisë, nuk mund të mos ketë suksese në shoqëri.”
Dashuria ndaj Bullgarisë, që shihet në veprat e talenteve të vogla, pushtoi edhe Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Todor Tanev, i cili ishte i pranishëm në dorëzimin e çmimeve. Ai do të dekorojë kabinetin e tij me pikturën e Aleksandër Poturljanit – 7 vjeç. Djali mori çmim për veprën e tij “Manastiri dhe shtëpia jonë në Shipka, unë me këmbalka, Jana dhe nëna. “Fëmijët na japin një dozë të madhe dashuri, tha për Radio Bullgarinë Ministri Tanev. Unë mbushem me energji pozitive çdo ditë në saje të fëmijëve. Profesioni im është i bekuar.” Ja se çfarë tha ai për pikturën e Sashkos: “Për mua ai është më tepër një fëmijë dhe nxënës bullgar dhe jo ndërkombëtar. Për mendimin tim me rëndësi më të madhe është që fëmijët të shikojnë drejt së ardhmes së Bullgarisë. Me ëndrrat për të ardhmen e tanishmja bëhet më e mirë, sesa me simbolet e së kaluarës, megjithëse ato nuk duhet të nënvlerësohen.”
Më e mira nga Bullgaria është paraqitur kryesisht nëpërmjet fotografive të një niveli shumë të lartë dhe një teksti të shkurtër. Në aplikacion janë grumbulluar 420 fotografi të bëra nga 52 fotografë në 80 qytete dhe fshatra të vendit të radhitura në 15 kategori, të cilët ilustrojnë shkaqet, për të cilat e duam Bullgarinë. Versioni i parë për iPad u paraqit gjatë vjeshtës së vitit të kaluar, kurse nga prilli i vitit 2014 aplikacioni The Best of Bulgaria – versioni Android tashmë mund të gjendet në GooglePlay. Në fillim të dhjetorit për herë të parë do të paraqitet versioni për iPhone, si dhe versioni më i ri i lehtësuar i aplikacionit për të gjitha llojet e smartfoneve dhe tableteve me sistemin e operacionit iOS dhe Android.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...