Takimi kombëtar i xhazit në Ruse sipas traditës zhvillohet në fund të nëntorit. Ky është festivali më i vjetër i xhazit te ne, i themeluar nga saksofonisti dhe klarinetisti legjendar Petër Petrov – me nofkën Parçeto (1932 – 2013), i cili ishte dhe organizatori i tij kryesor deri në fund të jetës së tij. “Në Bullgari tashmë ka disa forume ndërkombëtare të muzikës, por qëllimi im kryesor gjithmonë ka qenë t’i përkrahë interpretuesit bullgarë dhe t’u jap shans të rinjve.” – kështu Petër Petrov fliste për misionin e Takimit kombëtar të xhazit.
Illko Petrov (bateri) është ndër veteranët e skenës së Ruses. Ka marrë pjesë në takimin e parë të xhazit. Që prej vitesh ai banon në Gjermani, por gjithmonë kthehet në Ruse rreth zhvillimit të aktivitetit. Ja se çfarë tha ai për mbrëmjen e parë të festivalit:
“Një përshtypje shumë të mirë më bëri Antoni Donçev dhe muzika e tij e mrekullueshme. Instrumentistët në “Big Bendin e tij Teatral” janë shumë të mirë. Kuptohet, shfaqja e Vasill Petrovit dhe e trios Angell Zaberski gjithashtu ishte shumë e mirë dhe nuk është e rastit se ishte duartrokitur kaq zhurmshëm nga publiku. Kurse formacioni i Venci Bllagoevit (trumpet) me solistin Boris Petrov (saksofon), i cili u paraqit në fillim të programit, më befasoi shumë këndshëm. Të dy muzikantët e njohur të xhazit u shfaqën bashkë me disa kolegë të tyre të rinj. Duke e kthyer shikimin tim prapa, po shoh se sa ndryshime ka, sidomos sa i përket arsimit. Sipas meje seksioni për pop dhe xhaz në Akademinë Muzikore Shtetërore ka kontribuuar shumë për përgatitjen e muzikantëve të rinj.”
Në programin e mbrëmjes së dytë pianisti Toni Zllatanov paraqiti projektin e tij Golden Project, bashke me Martin Tashev (trumpet), Dimitër Ljolev (saksofon), Dimitër Karamfillov (kontrabas) dhe Emill Pehlivanov (bateri). Në projekt merr pjesë edhe piktori Donço Donçev, i cili pikturon në skenë.
“Ky festival është shumë i bukur, jemi të lumtur se na ftuan – tha Toni Zllatanov. – Gjithçka është zhvilluar shumë mirë dhe kjo na dha mundësi për ta treguar më të mirën. Para disa vitesh ne krijuam një trio, e cila pak pas kësaj u shndërrua në kuintet. U takuam me piktorin rastësisht – kishim shfaqje në hapjen e një ekspozite të tij. Gjetëm një gjuhë të përbashkët dhe vendosëm t’i zhvillojmë idetë tona në një projekt të përbashkët.”
Një prej shfaqjeve më të suksesshme në festival ishte koncerti i trios bullgare të Mario Stançevit. Publiku i duartrokiti shumë kohë tre muzikantët dhe projektin e tyre “Gjethet e vjeshtës në Sofje”. Ja bilanci i drejtorit të festivalit Boris Petrov – biri i themeluesit dhe trashëgimtari i ideve të tij.
“Ky është edicioni i radhës i shkëlqyeshëm, dëgjuam muzikantë të jashtëzakonshëm . Gjatë mbrëmjes së fundit në skenë ishin dy profesorë – Hristo Jocov dhe Mario Stançev. Fakti se Mario gëzon një karrierë të suksesshme në Francë, se ka arritur të krijojë një departament xhazi në Konservatorin e Lionit, flet vetvetiu. Desha të shënoj dhe dy përvjetorët, të cilët i shënuam në Ruse. Ata janë të këngëtarëve më të njohur të xhazit te ne – Vasill Petrov para pak kohe mbushi 50 vjeç, kurse Kamelia Todorova festoi jubileun e saj të 60-të gjithashtu gjatë vitit 2014. Desha ta falënderojë Bashkinë e Ruses, e cila e mirëmban festivalin 39 vjet. Na ndihmuan dhe shumë prej miqve tanë. E falënderojmë posaçërisht Ministrinë e Kulturës, e cila para pak kohe livroi mjete për aktivitetin. Vazhdojmë drejt edicionit të 40-të. Shpresojmë që ai të jetë edhe më i mirë. Klubi i veprimtarëve kulturorë në Ruse, si dhe fondacioni me emrin e babait tim punojnë aktivisht për ketë. E vazhdojmë traditën dhe drejtimin kryesor, të përvijuar nga themeluesi dhe pikërisht – vazhdojmë t’i përkrahim muzikantët bullgarë të xhazit.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Allbena Bezovska
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..