Më 20 nëntor në Pallatin Kombëtar të Kulturës të Sofjes u zhvillua koncerti i duetit Riton. Emri i koncertit ishte “Rruga ndaj zemrës sate”. Kështu quhet dhe një nga këngët e tyre e reja. Në spektakël Katja dhe Zdravko interpretuan hitet e tyre më të mëdha. Ata prezantuan gjithashtu këngët e tyre të fundit, të cilat do të përfshihen në albumin e ardhshëm. Ndër to ishte “Hoteli “Pafundësia” – autorja e muzikës është Ani Pesheva, e cila po merr pjesë në shoun televizive muzikore “Zëri i Bullgarisë”. Poeti Rosen Dimitrov ka shkruar tekstin e saj. Të gjitha interpretimet ishin shoqëruar nga banda e duetit me drejtues Aleks Nushev – kitarist dhe teknik i zërit.
Më 25 nëntor Vladimir Ampov – Grafa prezantoi në Pallatin Kombëtar të Kulturës një program akustik bashkë me muzikantët Miroslav Ivanov, Ivajlo Zvezdomirov, Borislav Bojaxhiev, Krasi Todorov, Venci Trifonov dhe të tjerë. Këngëtari nuk ka prezantuar një program të tillë akustik prej 8 vjetësh. Drejtori artistik i spektaklit ishte Kalojan Lalev, i cili e bëri sallën 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës vendin më të përshtatshëm për interpretimet e Grafit. Këngëtari gëzoi fansat e tij me këngët e vet më të njohura në aranzhime të reja.
“Në një moment më lindi dëshira që përsëri të merrem me mizikë. Kështu fillova punë mbi singlin tim të parë. Jam shumë i lumtur se ai tashmë tingëllon në eter. Mendoj se kur bëj muzikë për Bullgari ajo duhet të jetë në gjuhën bullgare. Mund të thuhet se kënga “Vetëm me sy” lindi rastësisht. Unë shpeshherë kthehem në Bullgari dhe gjatë verës folëm me Bojanin për idenë time për këngë. Me të jemi shokë që kur punuam së bashku në grupin 032. Akoma në ditën tjetër ai më mori në telefon me një propozim konkret. Unë e dëgjova dhe kuptova menjëherë se Bojani kishte bërë atë për të cilën unë kisha menduar.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..