Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Optimizmi i përmbajtur i biznesit bullgar për vitit 2015

Foto: arkiv

Ekonomia bullgare po rimëkëmbet, me gjithë se ngadalë. Së paku sipas pritjeve të biznesit për vitin 2015, të pasqyruar në një studim të Dhomës Tregtare-Industriale të Bullgarisë. Njëkohësisht rritet mosbesimi i sektorit real ndaj qëndrueshmërisë së politikës ekonomike të kabinetit Borisov. Biznesi nuk ndihet i sigurt në lidhje me rregullimet që  po bëhen - a nuk do të vështirësojnë ose  të shtrenjtojnë veprimtarinë e tyre.

Menaxherët presin shtrenjtim të kostos së produkteve që do të ushtrojë presion suplementar  mbi fitimet që vazhdojnë të bien. Shtrenjtimi i prodhimit gjatë vitit të ardhshëm do të vijë në kuadrin e shtrenjtimit të karburanteve dhe energjisë elektrike, gjithashtu edhe të lëndëve të para dhe materialeve të tjera të prodhimit. Do të rritet edhe çmimi i punës, shprehur në rritjen e pragut minimal të sigurimit dhe të taksave të tjera, që detyrohen nga punëdhënësi.

Gjatë vitit të ardhshëm kompanitë bullgare do të shpresojnë para së gjithësh në eksportin. Firmat ushqejnë optimizëm në drejtim të kërkesave në tregun botëror dhe konkretisht në tregun evropian, drejt të cilave u janë orientuar 60% prej eksportit të vendit tonë.

Rezultatet e studimit u shpallën në një brifing të posaçëm nga udhëheqja e Dhomës Tregtare-Industriale Bullgare

“Ministria e ekonomisë para pak kohe bëri të ditur, se 87% prej ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme merren me eksport, që është një tregues i mirë për një shteti dhe për ekonominë e tij të hapur” - komenton Kryetari i Dhomës Tregtare-Industriale të Bullgarisë Cvetan Simeonov.

Me gjithë atë ritmet me të cilat prognozohet  rritja e eksportit nuk janë shumë të shpejta, duke pasur parasysh situatën e ndërlikuar gjeopolitike dhe mungesën e sigurisë në përpjesëtime botërore.

Për shkak të mosbesimit ndaj qëndrueshmërisë së politikës ekonomike dhe konsumit të  tkurrur, firmat bëhen më të përmbajtura në planifikimin e investimeve ty tyre gjatë vitit 2015. Shumica e menaxherëve do të ruajnë nivelin e investimeve  të vitit të mëparshëm. Po rritet ngadalë grupi i optimistëve, të cilët deklarojnë se do të shtojnë investimet e tyre. Firmat presin ndryshime të vogla favorizuese në politikën kreditore të bankave dhe përshpejtim të lehtë të punës në kuadrin e projekteve evropiane.

Një vazhdim logjik i synimeve jo shumë ambicioze për investime në biznes janë dhe prognozat në drejtim të punësimit. Mbi gjysma prej sipërmarrësve që kanë marrë pjesë në këtë anketim nuk planifikojnë ndryshime në këtë drejtim. Lajmi i mirë është, se ulet pjesa e firmave që parashikojnë rënie të punësimit. Po rritet pak numri i atyre që kanë në plan të angazhojnë nëpunës gjatë vitit të ardhshëm.

Bordi valutor në Bullgari do të ruhet,  nuk pritet që kurset valutore të ushtrojnë presion mbi ekonominë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Foto: Virginia Stamatova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD

Paga mesatare bruto në Bullgari arriti 2296 leva (1174 euro)

Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..

botuar më 24-08-12 3.59.MD

Besimi i konsumatorëve dhe gatishmëria për të shpenzuar para po rritet

Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..

botuar më 24-08-10 8.59.MD