Në përgjithësi 12 objekte nga tërë vendi marrin pjesë në konkursin “Godinat emblematike të Bullgarisë”. Ideja është të popullarizohet trashëgimi ynë kulturor-historik nëpërmjet disa prej godinave më të bukura nga e kaluara. Në garë marrin pjesë monumente të kulturës në qendrat tona të njohura turistike si Gabrovo, Veliko Tërnovo, fshati Bellçin, Plovdiv, Sofje etj.
“Sajti i iniciativës është shumë inovativ. Përveç kësaj në të votohet pa regjistrim ose procedura të ndërlikuara” – thotë zonja Vasilleva dhe shton:
“Ai tregon secilën prej godinave. Përveç në formatin 3D ato mund të shihen edhe në platformën e 360 gradave dhe të rrotullohen në të gjitha drejtimet. Prezantojmë fakte interesante lidhur me të tanishmen dhe historinë e secilës godinë. Me datë të sotme në sajtin tonë ka mbi 22 mijë votime. Deri në javën e kaluar në treshen e parë ishin Gjimnazi Aprillov në qytetin Gabrovo, i themeluar në vitin 1835, por gjatë kësaj jave në vendin e saj doli Kompleksi teatral Dohodno zdanie, ndërtuar në periudhën e viteve 1898-1902 nga arkitekti vjenez Peter Paul Brank në Ruse. Ndër liderët në garë janë hani Haxhi Nikolli në Tërnovo, Teatri Popullor në Sofje dhe shembuj të tjerë arkitekturorë. Përveç sajtit kemi bërë dhe aplikacion mobil, nëpërmjet të cilit secili mund të votojë. Ideja është të jemi më afër auditorit të ri.”
Të gjitha 12 godinat e përfshira në garë mund të shihen nëpërmjet celularit apo tabletit tuaj me ndihmën e aplikacionit të krijuar Augmented Reality. Me të çdo godinë gjallërohet në detajet më të vogla nga të gjitha anët. Iniciatorët e konkursit shpresojnë të prezantojnë këto monumente të kulturës si objekte atraktive turistike. Ambiciet janë që konkursi “Godinat emblematike të Bullgarisë” të bëhet një nismë e përvitshme.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: emblematichnitesgradi.com
Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hap në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë. Në një vit shkollor, fëmijët atje kanë 120 orë mësimore të gjuhës bullgare. Emigrantët që..
Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..