Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sushi i ëmbël bullgar në tryezën e Vitit të Ri në Japoni

БНР Новини
Foto: radistambolov.eu

Ëmbëltori bullgar Radi Stambollov është zv/kryetar i Asociacionit Evropian të Kulinarëve “Euro-Toques” në Bullgari. Ai është i njohur me qasjen e tij inovative dhe krijuese. Pohon se gatimi i ëmbëlsirave është “aventurë për qiellzën”. Gatimi i fundit i bullgarit është sushi i ëmbël, i cili gjithnjë e më shumë popullarizohet në botë dhe patjetër do të vendoset në tryezën e Vitit të Ri në Japoni. Në “Tokën e Lindjes së Diellit” Bullgaria njihet shumë mirë me kosin që importon dhe me qindrat koncerte të Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare. Tani sushi i ëmbël është vizioni i ri i Bullgarisë në Japoni.

Ideja për gatimin inovativ i ka ardhur bullgarit rastësisht. Para disa vitesh Radi Stambollov ka shkuar te pronari i një zinxhiri të suksesshëm të “fast food”-it për bashkëpunim. Rastësisht e ka hedhur menunë me sushi dhe ia ka thënë vetes “sushi prej çokollate, pse jo”.

“Interesi për ëmbëlsirën time është jashtëzakonisht i madh në mbarë botën, sikur pritet në radhë për t’u blerë automobil i shtrenjtë – shpjegon Radi Stambollov. – Sushi im kërkohet nga restorantet, kompanitë e furnizimit me ushqime dhe në vendet evropiane me aftësi të madha paguese. Vendet skandinave, p.sh., janë gati të lëshojnë produktin tim në zinxhirët e dyqaneve. Kërkesa kanë bërë Kina dhe Libani.”

Aktualisht funksionon një fabrikë e vogël për sushin prej çokollate e cila fabrikë plotëson kërkesat për tryezat festive të vendeve skandinave dhe Rusisë. Problemi është se çdo gjë bëhet në mënyrë manuale, siç bëhet me sushin tradicional prej peshku. Sfida më e madhe është që të gjendet teknologji e veçantë, sepse artikujt e nevojshëm për sushin prej çokollate kërkojnë veti jo të zakonta. Fijet e holla të çokollatës së zezë të cilat e përqafojnë sushin sikur janë alga, duhet të jenë shumë plastike, por çokollata zakonisht është i thyeshme. Në shikim të jashtëm kurrë nuk do të dalloni sushin prej çokollate nga sushi prej peshku. Procesi i bërjes së këtij të fundit ka qenë i vështirë. Peshku bëhet me çokollatë të bardhë, kokrrat e orizit formohen me pluhur kokosi, ndërsa ngjyra e kuqe e putargës nxirret nga luleshtrydhet. Ngjyrat e ndryshme të sushit kanë të bëjnë me llojet e ndryshme të frutave të thata.

СнимкаPër fat të keq bullgari nuk mund ta patentojë produktin e tij, sepse në fushën e kuzhinierisë nuk ka patenta. Radi Stambollov është njohur me inicialet “RS chocolatier”. Ëmbëltori tregon se edhe kulinarët e tjerë bullgarë kanë ide inovative dhe krijuese. Sipas tij në ditët e sotme tregu bullgar është shumë kapriçioz. Në udhëkryq mes Azisë dhe Evropës gatimi bullgar i ëmbëlsirave kombinon traditat e të dyja kulturave, është i hapur për eksperimente dhe i përshtatshëm me shijet e ndryshme.

“Produktin bullgar e balancojmë në mes tregjeve të ndryshëm – thotë Radi Stambollov. – Me përmbajtje më të vogël të sheqerit për vendet skandinave dhe nga ana tjetër – me më pak yndyrë për tregun rus. Vitet e fundit Bullgaria bëri revolucion në gatimin e ëmbëlsirave. Së pari zëvendësuam kremin e yndyrshëm me atë pa yndyrë. Pastaj filluam të përdorim më shpesh gjizën dhe tani ëmbëlsirat i bëjmë me jogurt që është shumë aktual. Bullgaria mund të ofrojë ëmbëlsira të lehta të cilat t’u përgjigjen kërkesave të secilit treg.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: radistambolov.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga mbi 400 aplikantë, 10 praktikantë u përzgjodhën për INSAIT

Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..

botuar më 25-04-16 12.08.MD

Bullgaria korr suksese në EXPO 2025 në Japoni

Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..

botuar më 25-04-15 3.55.MD

Banica bullgare renditet e treta në një renditje prestigjioze të kuzhinës

Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..

botuar më 25-04-15 11.36.PD