Në vitin 1965 në vendpushimin bullgar “Sllënçev Brjag” u zhvillua edicioni i parë i festivalit “Këngë kushtuar Detit të Zi”. Dy vjet më vonë ai tashmë e kishte emrin “Orfeu i Artë”. Krahas konkursit për këngë të estradës bullgare, në rregulloren e tij u përfshi dhe një konkurs ndërkombëtar për këngëtarë. Aktiviteti zuri shpejt vendin e vet ndër konkurset më të njohura dhe të autoritetshme, u bë anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Festivaleve Muzikore FIDOF, kontribuoi shumë për popullarizimin e këngës bullgare jashtë. Dekada me radhë në skenën e tij kanë tingëlluar zëra, të cilët kanë vënë një gjurmë të thellë në historinë botërore të gjinisë. Mbajtës të çmimit të madh të “Orfeut të Artë” janë disa prej legjendave bashkëkohore bullgare – Bogdana Karadoçeva, Lili Ivanova, Kamelia Todorova, Neli Ragellova etj. Ndër laureatët e huaj radhiten emrat e Zheniferit (Franca), Alla Pugaçovës (Rusia), Fara Marias (Kuba). Në apogjeun e famës së konkursit si miq nderi në program kanë marrë pjesë disa prej yjeve më të mëdha të viteve 70-të dhe 80-të të shekullit të kaluar – Zhozefin Beker, Zhilber Beko, Adamo, Al Bano dhe Romina Pauër, Toto Kotunjo, Boj Xhorxh, Filip Kirkorov... Këta janë vetëm disa prej emrave të shkruar në historinë e “Orfeut të Artë”.
Por le të kthehemi drejt vitit 1965 dhe fillimit të tij. Një nga këngët e dekoruara quhet “Pani Eva”. Muzika është e Atanas Bojaxhievit. Teksti është i Bogomill Gudevit. Interpretimi është i Kirill Semovit në ritmin e valles moderne në atë kohë – “bosa nova”. Eva është një e huaj, e cila vjen te ne për të pushuar. Ajo dashurohet me vendin tonë dhe gjen gjithashtu Adamin e saj.
Bogomill Nonev është gazetar dhe një prej udhëheqësve me përvojë më të gjatë të Radios Kombëtare Bullgare. Duke treguar për degën “Reklama” të Radio Sofjes (kështu quhej Radioja Kombëtare Bullgare në atë kohë) zoti Nonev na përmend të gjitha organizatat, me të cilat media ka qenë partnere në vitin 1965:
Kompozitori Angell Zaberski është mbajtës i çmimit të parë në vitin 1965 me këngën “Kaliakra”. Në tekst është rikrijuar legjenda bullgare për 40 vajzat e rrëmbyera nga sunduesit osmanë. Që të shpëtohen, ato janë hedhur në det. Në krye ka qenë më e bukura prej tyre – Kaliakra.
Historia e “Orfeut të Artë” ruan akoma shumë ngjarje, por le të ndalojmë këtu.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..
Më 23 shtator të vitit 1987 para Monumentit të Lirisë në Ruse zhvillohet ceremonia e lidhjes së shamive të kuqe pionierëve. Në të njëjtën kohë nga qyteti rumun Gjurgevo në drejtim të qytetit Ruse për herë të radhës lëvizej një re me erën mbytëse të..
Viti ishte 1986. Pas një periudhe trevjeçare të xhirimit dhe pas shumë peripecive Televizioni Kombëtar Bullgar filloi të shfaqë filmin me seri “Vasko da Gama nga fshati Rupça. Regjisori Dimitrë Petrov lavdërohej si një mjeshtër i madh në punën me..