Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuarteti “Eolina” e magjeps publikun me interpretimet e veta tashmë 45 vjet

Foto: arkiv personal

Kuarteti “Eolina” është një dukuri e jashtëzakonshme në kulturën muzikore bullgare. Flauti, harpa, viola dhe çembaloja (ose pianoja) janë vegla krejt të ndryshme muzikore, të cilat po të gërshetohen, të çojnë në kohëra të largëta, duke të zhytur në një harmoni të plotë. Kuarteti “Eolina” e ka emrin e perëndisë së lashtë greke Eol. Fillimi u vu gjatë vitit 1969, kur harpistja Vesella Zheleva ishte për një specializim jashtë shtetit. Atje ajo u njoh me shumë vepra dhome. Gradualisht tek ajo u formua ideja për krijimin e një ansambli jostandard bashkë me shoqen e saj më të mirë, e cila ishte gjithashtu kolege e saj.

“Muzika e dhomës më tërhiqte shumë – tregon Vesella Zheleva. – Partnerja ime e dashur edhe sot e kësaj dite është flautistja prof. Lidia Oshavkova. Pasi ajo fitoi konkursin për flautiste në Filarmoninë e Sofjes, ne duhej të kërkonim një zëvendëse të saj. Megjithatë Lidia edhe sot është një mike e vërtetë e kuartetit. Interesi ynë ndaj muzikës së vjetër u bë shkak për të ftuar çembalistin, organistin dhe pianistin Stefan Trajanov. Ai ishte një njohës i vërtetë i krijimtarisë së epokës së Johan Sebastian Bahut dhe i asaj pak para kësaj. Kështu natyrshëm lindi ideja për krijimin e kuartetit “Eolina”. Filluam të kërkonim autorë me vepra të painterpretuara deri tani në Bullgari. Përbërja origjinale e ansamblit shkaktoi një interes të madh ndër kompozitorët bullgarë dhe ndër ata të huaj, të cilët krijuan shumë vepra posaçërisht për ne.” Vlladisllav Andonov është violinist në kuartetin “Eolina” më shumë se tri dekada. “Duke qenë student, kisha dëshirë të madhe për të qenë anëtar i “Eolinës” – thotë ai. Në fakt, pak më vonë ai u bë pjesë e ansamblit, duke e zëvendësuar Emill Llavrenovin në një turne të rëndësishëm. Për hapat dhe përshtypjet e tij të para nga puna në formacion Vlladisllav Andonov tregon:

“Stefan Trajanov ishte njeriu, i cili bëri orkestrime të reja të shumë veprave të Muzikës së Barokut për “Eolinën”. Kur unë u anëtarësova, tashmë kisha formuar një repertor të konsiderueshëm prej veprash bullgare. Në atë kohë filloi krijimi i imazhit të “Eolinës” si një ansambël për muzikë të vjetër dhe bashkëkohore.”

Kuarteti “Eolina” do të festojë përvjetorin e tij të 45-të me një antologji – një album të dyfishtë. Në album do të përfshihen edhe interpretime të ish anëtarëve të kuartetit, bashkë me flautistin dhe pianistin e tanishëm Nikollaj Koev dhe Bogdan Stanev.

Kuarteti “Eolina” fitoi famë edhe në botë. Kudo në Evropë arti i muzikantëve shkakton një interes të madh. Ja se çfarë tregon harpistja Vesella Zheleva për udhëtimet e ansamblit: “Neve na tërheqin destinimet e largëta. Kemi vizituar shumë vende, kurse para pak kohe konstatuam se nuk kemi qenë në vendet fqinje. Para disa vitesh vizituam për herë të parë Rumaninë, pas kësaj – edhe Turqinë. Këtë stinë na bëri një përshtypje shumë të këndshme pritja e ngrohtë nga ana e publikut maqedonas. U bë një simbiozë shumë e bukur: muzika-interpretuesi-publiku.”

Vesella Zheleva dhe Vlladisllav Andonov janë optimistë për të ardhmen e formacionit: “Ne lutemi që “Eolina” të ketë të paktën akoma një trashëgimtar. Do t’i mirëpresim trashëgimtarët tanë me një repertor të pasur prej mbi 300 veprash.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD