Para disa ditësh Klinika e rinovuar e anesteziologjisë dhe reanimimit për fëmijë pranë Spitalit Universitar për Ndihmë Urgjente “Pirogov” ishte inauguruar nga drejtori i spitalit doc. Stojan Millanov dhe nga ministri i shëndetësisë dr. Petër Moskov. Kjo u bë në sajë të mjeteve të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga dhuruesit e shumtë. Për të ndihmuar rinovimin e Klinikës personali i spitalit dhuroi shumën prej pothuaj 1 mln levash (500 mijë euro). Profesoresha Nadezhda Georgieva, drejtorja e klinikës, me përvojë 30-vjeçare në këtë klinikë shpjegon çfarë kanë qenë kushtet për mjekët dhe për pacientët para rinovimit:
“Në fakt kati ynë – ku ndodhet sektori i reanimimit të fëmijëve dhe blloku i operacioneve – është ndërtuar në periudhën 1984-1987. Dhe që nga krijimi i tij deri më sot kishte pasur vetëm një rinovim, kur ishte ndryshuar mbulimi i dyshemesë. Sipas standardeve të atëhershme dyshemetë dhe muret në sallat e reanimimit ishin mbuluar me pllaka. Dimë se në vendet midis pllakave mund të zhvillohen baktere dhe papastërti të ndryshme. Në të njëjtën kohë sallat e reanimimit janë vendet në spitale, ku lehtësisht shpërndahen infeksionet spitalore. Për këtë arsye rinovimi ishte në të vërtet i domosdoshëm – jo vetëm nga pikëpamja e dukjes moderne të ndërtesës, por edhe për shkak të higjienës. Ne varemi krejtësisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe në vazhdim të një viti të gjysmë pritëm që të na lëshonin mjetet e nevojshme për rinovimin e pajisjes, tavolinave të operacionit, makinave të ventilimit. Për fat të mirë këtu jeta e pacientëve kurrë nuk ka qenë në rrezik, por kjo ishte në sajë të përpjekjeve të veçanta të personalit. Në fakt ky është potenciali ynë më i vlefshëm – njerëzit, të cilët pavarësisht nga rrethanat e duan punën e tyre.”
Pse kishte nevojë për një dhurim të tillë – 500 mijë euro nga personali i spitalit “Pirogov”?
“Ministria e Shëndetësisë na lëshoi 630 mln leva (315 mijë euro) – shpjegon profesoresha Gavrillova. – Këto mjete nuk ishin të mjaftueshme për blerjen e të gjitha pajisjeve të reja – bëhet fjalë për aparaturë si makina për larje dhe sterilizim të veglave, kondicionerë – sepse në asnjë vend të botës sallat e operacioneve nuk ajrohen duke hapur dritaret. Nëpunësit e spitalit, u bëmë bamirësit më të mëdhenj të Klinikës sonë. Mendoj se me këtë mund të krenohemi më shumë.”
Sipas profesoreshës Gavrillova në Klinikë do të ushtrohen edhe veprime të reja. Në sallën e posaçme të kirurgjisë endoskopike do të bëhen operacione endoskopoike të gjoksit dhe të barkut – bëhet fjalë për kirurgji invazive minimale. Do të pranojmë fëmijë me diagnoza të rënda neurologjike që kanë nevojë për reanimim neurologjik – me encefalite, distrofi muskulore dhe damlla kurrizore. Në Sofje nuk ekziston një sektor tjetër i terapisë intensive për rastet e lartpërmendura. Edhe në tërë Bullgarinë nuk ekziston një spital i tillë, në të cilin punojnë specialistë të të gjitha degëve të mjekësisë së fëmijëve. Kështu, kur në një vend punojnë shumë specialistë të degëve të ndryshme, konsultimet bëhen më shpejtë dhe bashkëpunimi është më i frytshëm. Le të kujtojmë se para pak kohe një fëmijë vdiq në qendrën urgjente të spitalit të qytetit Razgrad (Bullgari Veriore) për shkak të mungesës së kirurgut pediatrik. 90% të spitaleve bullgare nuk kanë specialist të tillë.
Çfarë janë pritjet e profesoreshës Gavrillova në fushën e shëndetësisë gjatë vitit 2015?
“Dëshiroj që të ketë një ndryshim i vërtetë sepse tashmë 30 vjet flitet për reforma, por në fakt asgjë nuk bëhet.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..
Pikërisht në mesnatë, Patriarku Daniill shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe përshëndeti bullgarët me “Krishti u Ngjall” nga Katedralja e Shën Aleksandër Nevskit. Laikët e mbledhur para kishës u përgjigjën me thirrjen e gëzueshme “Me të vërtetë u..
Një seminar krijues u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pjesë e projektit "Diejt e Ballkanit" - një iniciativë e përbashkët e Agjencisë..
Formacionet ushtarake nga Forcat Tokësore hapin dyert e tyre me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare, njoftoi..
Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios..