Dy motrat Svetllana dhe Darina Ivanovi nga qyteti Gabrovo kanë vendosur të punojnë toka malore në mënyrë natyrale. I hedhin tokat plehun e prodhuar nga të ashtuquajturat “krimba të Kalifornisë”. Svetllana sqaron se këto krimba hasen në shtratin e lumit Nil. Krimbat shumëzohen shumë shpejt dhe duke u ushqyer me pleh organik e pasurojnë atë me substanca të vlefshme bimore. Plehu mban për kohë më të gjatë lagështinë në dhe, dhe nuk përmban fara të këqija. Domatet e kultivuara me këtë pleh janë më të gjata se trupi i njeriut.
“Bima rritet më e gjatë dhe më e fortë, vënë në dukje dy motrat. – Më e mira është se domatet rriten po ashtu gjatë nëntorit. Atje ku i punojmë tokat temperaturat bien shumë. Këto domate janë shumë të shijshme.”
Plehu i krimbave të Kalifornisë përmban enzima të cilat i forcojnë bimët. Dy motrat janë bindur me këtë fakt kur në Bullgari u përhap mola e cila dëmtonte tërësisht domatet me emrin latin Tuta absoluta (Meyrick, 1917).
“Atëherë komshiut tonë i ishin prishur të gjitha domatet, kujtojnë dy motrat. – Pasi i pa domatet tona, ai mbeti i befasuar. Si ishte e mundur ky bio pleh t’i ruante domatet, thoshte ai. Pastaj ne ia dhamë plehun e krimbave të Kalifornisë dhe ai arriti t’i shpëtonte domatet e veta.”
Dy motrat shpjegojnë se ky pleh pasuron bimët me mikroelemente të cilat hyjnë në përbërjen e vitaminave. Te domatet mineralet e vlefshme janë dy herë më shumë. Plehu natyral përmban 59 për qind magnez, ndërsa plehu artificial – vetëm 4.5 për qind. Dallimi më i madh vërehet te hekuri. Në 100 gramë pleh të thatë natyror mbahet 1938 miligramë hekuri. Po t’i kemi hedhur pleh artificial domateve, këto të fundit do të kenë vetëm 1 miligram hekuri.
Fermeret e reja janë të bindura se bujqësia vendore duhet të inkurajohet.
“Kur perimet dhe frutat rriten në vend dhe nuk transportohen nga vendet e largëta, atëherë mund të këputen në fazën e tyre të pjekurisë. Kjo ka rëndësi për shijen dhe cilësitë e perimeve dhe frutave. Nuk transportohen po ashtu insekte nga jashtë. Ja p.sh., kjo molë e domateve nuk hasej më parë në territorin e Bullgarisë dhe ishte importuar nga vendet jugore. Dhe kjo molë nuk mund të asgjësohet në mënyrë kimike. Produktet bujqësore bullgare janë të cilësisë së lartë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv personal
Më 5 gusht pritet të mbërrijnë në Manastirin e Rilës 200 persona që u përfshinë në pelegrinazhin “Mrekullibërësi i Rilës”. Ky pelegrinazh është pjesë e rrugëve të krishtera të pelegrinazhit, të bashkuara nga nisma “Në rrugën e besimit”...
Një shkabë egjiptiane e ngordhur është gjetur pranë fshatit Hrastovo, në afërsi të qytetit Krumovgrad, njoftoi zyra e shtypit e Drejtorisë Rajonale të MPB në Kërxhali. Nga shpendi, i cili është një specie e mbrojtur, janë marrë mostra për analizë...
225 788 bullgarë me pension për shërbimin dhe moshën vazhdojnë të punojnë për të fituar të ardhura shtesë. Nëse u shtohen pensionistë me lloje të tjera pensionesh, numri i tyre i përgjithshëm tejkalon 350 000 persona, ose mbi 17.5 përqind të..
Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të..
Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit...