Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Përkohshmëria” – përvjetorë dhe emra nga skenat botërore në programin e Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare

БНР Новини
Foto: Radio Varna

Të reja, emocionuese, të ndryshme dhe madje të befasishme janë programet, që do të paraqiten nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare gjatë disa muajve në vazhdim. Paraqitja e parë në skenë është pjesëmarrja në koncertin e madh festiv me rastin e përvjetorit të 80-të të medias sonë. Në sallën e madhe të Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet do të interpretohet për herë të parë një vepër e krijuar për të gjitha grupet muzikore të Radios Kombëtare Bullgare.

Më shumë hollësi për koncertet e ardhshme mësojmë nga dirigjenti Antoni Donçev:

“Ne jemi pjesë e një programi më të madh, bashkë me kolegët nga formacionet e tjera të radios sonë. Kemi përgatitur gjithashtu tre tituj të posaçëm. I pari është “Birdland” i Joe Zawinul – një prej veprave më të njohura të xhazit gjatë disa dekadave të fundit. Do të interpretojmë gjithashtu dhe “Mishmashi”-in – një pjesën time, të cilën para pak kohe e paraqitëm me trion “Akustiçna Versia” (“Versioni Akustik”) dhe fitoi një popullaritet të madh. Ajo ka një orkestrim të posaçëm për big bend dhe shumë shpesh tingëllon në koncertet tona.




Që të kujtojmë emrin e Vili Kazasjanit – dirigjentin me stazh më të gjatë të orkestrës, vendosëm të përfshijmë pjesën e tij “Fëmijëria Ime”. Atje jemi partnerë me grupin “Radiodeca” (Radio-Fëmijë”). Gjatë shkurtit pritet dhe një koncert me vepra të Maria Schneider. Ajo është kompozitore, autore orkestrimesh dhe dirigjente e një orkestre të madhe xhazi, me të cilën ka fituar disa çmime “Grami” dhe është një prej emrave më të mëdha në historinë muzikore botërore. Gjatë vitit 1994 ajo paraqiti programin “Përkohshmëria”. E lidh këtë titull me natyrën e muzikës, sepse ajo është këtu – derisa e interpretojmë dhe dëgjojmë. Pas kësaj “fluturon” diku. E quajta koncertin “21 vjet “Përkohshmëri”. Ne jemi muzikantët e parë te ne, të cilët e paraqitin këtë muzikë të bukur, emocionuese dhe të vështirë. Në mes të marsit kemi ftuar Jëldëz Ibrahimovën dhe një trio instrumentale nga Turqia, kurse gjatë prillit do të ketë një befasim të vërtetë për publikun, por ende nuk dua të njoftojë zyrtarisht për se është fjala. Vetëm do të them se për shkak të solistëve të Big Bendit do të vijnë emra me famë botërore.” Nuk është sekret se gjatë disa dekadave të fundit në Big Bend u përfshin shumë muzikantë të rinj. Mosha e tij mesatare është rreth 35 vjeç. Pothuaj të gjithë bëjnë pjesë në formacione të tjera dhe kanë projekte autori, të cilat i paraqitin te ne dhe në botë. Dirigjenti Antoni Donçev gjithashtu e vazhdon aktivisht karrierën e vet të pianistit të xhazit dhe të kompozitorit. Para disa ditësh ai vizitoi Vjenën, sepse kishte shfaqje muzikore bashke me disa kolegë të tij. Programi i është kushtuar kompozitorit të madh rus Modest Musorgski dhe quhet “Mussorgsky Dis-Covered”. Në të Antoni interpreton bashkë me Arkady Shilkloper – korno), me yllin e Staatsoperit – mexosopranon Elisabeth Kulman dhe me akoma dy austriakë (Tscho Theissing, violë, dhe Georg Breinschmid, bas).

“Gjithçka është e mundur, në qoftë se planifikohet në mënyrë të drejtë. E mësova këtë derisa isha artist, gjë që vazhdoi deri në vitin 2011, kur mora udhëheqjen e kësaj orkestre të shkëlqyeshme – vazhdon Antoni Donçev. – Puna në formacione të ndryshme e pasuron krijuesin, kurse në Big Bend janë grumbulluar disa prej muzikantëve më të mirë modernë të xhazit në Bullgari. Prania e tyre është nder për çdo një bend profesional. Kur të bashkohet energjia e kaq shumë interpretuesve të talentuar, gjithçka në fund është e mrekullueshme.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD
Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD