Të reja, emocionuese, të ndryshme dhe madje të befasishme janë programet, që do të paraqiten nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare gjatë disa muajve në vazhdim. Paraqitja e parë në skenë është pjesëmarrja në koncertin e madh festiv me rastin e përvjetorit të 80-të të medias sonë. Në sallën e madhe të Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet do të interpretohet për herë të parë një vepër e krijuar për të gjitha grupet muzikore të Radios Kombëtare Bullgare.
Më shumë hollësi për koncertet e ardhshme mësojmë nga dirigjenti Antoni Donçev:
“Ne jemi pjesë e një programi më të madh, bashkë me kolegët nga formacionet e tjera të radios sonë. Kemi përgatitur gjithashtu tre tituj të posaçëm. I pari është “Birdland” i Joe Zawinul – një prej veprave më të njohura të xhazit gjatë disa dekadave të fundit. Do të interpretojmë gjithashtu dhe “Mishmashi”-in – një pjesën time, të cilën para pak kohe e paraqitëm me trion “Akustiçna Versia” (“Versioni Akustik”) dhe fitoi një popullaritet të madh. Ajo ka një orkestrim të posaçëm për big bend dhe shumë shpesh tingëllon në koncertet tona.
“Gjithçka është e mundur, në qoftë se planifikohet në mënyrë të drejtë. E mësova këtë derisa isha artist, gjë që vazhdoi deri në vitin 2011, kur mora udhëheqjen e kësaj orkestre të shkëlqyeshme – vazhdon Antoni Donçev. – Puna në formacione të ndryshme e pasuron krijuesin, kurse në Big Bend janë grumbulluar disa prej muzikantëve më të mirë modernë të xhazit në Bullgari. Prania e tyre është nder për çdo një bend profesional. Kur të bashkohet energjia e kaq shumë interpretuesve të talentuar, gjithçka në fund është e mrekullueshme.”
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaAta kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
"Kjo është Bullgaria - madhështore dhe e shenjtë" ... këndon Maria Angellova në këngën e saj prej autori, të cilën ju prezantojmë një ditë para..